“Të gjithë duam të kemi vaksina në shtëpi, mirëpo këto janë rrethanat. Unë kam patur një ndjenjë të pakëndshme kur qytetarët tanë udhëtuan në Serbi për tu vaksinuar, mirëpo nuk duhet të themi se shteti nuk bëri asgjë, përkundrazi, shteti bëri gjithçka dhe ne jemi të sigurtë për këtë. Kemi nëpër dhjetëra kompani, përmes shërbimet të sigurisë me të cilat kemi bashkëpunim real, të gjithë të bëjnë gjithçka që munden. Nuk dua të na akuzojnë se nuk kemi bërë asgjë.Vaksina është një përgjegjësi individuale, secili mban përgjegjësi për vete dhe mund të vendosë se ku do të vaksinohet”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në Kanal 5, përcjell SHENJA.
Megjithatë, ai pranoi se nuk mund të minimizohet akti i Sërbisë për ndihmën e dhënë miqësore dhe se Qeveria po kërkon mënyrë për të shlyer qytetarët serb.
“Ne nuk mund ta minizojmë aktin e solidaritetit, të humanizmit të marrë nga Serbia. Atë që e kemi marrë për momentin nga Serbia si donacion është e mjaftueshme për momentin. Kam folur me Izraelin, me Britaninë, Francën, kështu që pothuajse nuk ka vend ku nuk kemi kërkuar ndihmë, mirëpo fqiu ynë në doli në ndihmë. Ju nuk mund të shlyeni një akt të tillë.
“Jemi duke konsideruar që automojetet me regjistrim të Serbisë tu japim kartela në mënyrë që ata të mos paguajnë taksë rrugore që të mund shpaguhemi disi edhe pse ndihma që na e kanë dhënë nuk ka çmim, mirëpo përsëri Serbia ka dhënë para të qytetarëve për ato vaksina. Miqësisë t’i khehemi me miqësi”, ka deklaruar Zaev. /SHENJA/