Ballina Kryesore Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, miratoi ligjin për shtyrje të procesit të...

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, miratoi ligjin për shtyrje të procesit të regjistrimit të popullsisë

 

Ka përfunduar seanca në të cilën duhej të votohej për ndryshimin e Ligjit për regjistrim të popullsisë, me të cilin procedura e regjistrimit shtyhet për në muajin shtator të këtij viti.

Pas një debati të ashpër disaorësh mes deputetëve të Opozitës Shqiptare dhe atyre të pushtetit BDI-LSDM-Besa dhe VMRO-së opozitare, deputetët votuan që regjistrimi të shtyhet.

Me gjithse 95 vota PËR dhe 12 KUNDËR në votimin e përgjithshëm dhe me 25 vota PËR dhe 12 KUNDËR në votimin e bashkësive etnike joshumicë, Parlamenti miratoi Ligjin për shtyrje të procesit të regjistrimit.