Edhe pas njëzet e dy viteve, drejtësia vendore e ndërkombëtare, po hesht për krimin e kryer në Irzniq dhe Beleg të Deçanit. Njëzet dy vite pritje dhe ankth, për shumë familje që kanë humbur më të dashurit e tyre. Edhe pas këtyre viteve, asnjë i arrestuar. Kryerësit e këtij krimi, kanë emër dhe mbiemër. Thonë: “drejtësia vonon, e dikur do vepron”!
Çfarë kishte ndodhur me 29 dhe 30 mars 1999!
Pas dështimit të bisedimeve ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, në Konferencën e mbajtur në Rambuje të Francës (ngase pala serbe nuk kishte pranuar të nënshkruan marrëveshjen me palën kosovare), më 24 mars të vitit 1999, Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s, kishin filluar bombardimet mbi caqet serbe në Kosovë, sikurse edhe në Serbi dhe Mal të Zi.
Njëjtën kohë, luftimet mes forcave të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe dhe luftëtarëve të lirisë, nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdonin pa ndalë. Kështu që më, 28  mars 1999, në fshatin Pozhar, ishte zhvilluar “Beteja e Pozharit”, e ku në altarin e lirisë kishin rënë, Elez Gecaj nga Lluka e Poshtme dhe Maxhun Berisha nga Prapaçani. Në këtë betejë, forcat serbo-sllave, kishin pësuar humbje të mëdha. Mirëpo, forcat serbe në shenjë hakmarrje kishin ndërmarr një ofensivë të egër ndaj popullatës civile që ishin strehuar në Irzniq dhe Beleg. Kështu që, më 29 dhe 30 mars të vitit 1999, forca të shumta policore, paramilitare dhe ushtarake serbo-sllave, nuk kishin kursyer askënd, as fëmijët, e as gjininë femërore. Nuk e kishin kursyer, as 17 vjeçarin, F. V. Nuk e kishin kursyer as moshatarin e tij, J. M, kufomën e të cilit e kishin hedhur në bunar. Kriminelët, duke dashtë të fshehin krimin, kishin djegur kufomat e dhjetëra qytetarëve.
Plaku (tashmë i ndjerë), Ahmet Dervishaj, në dëshminë e tij të dhënë më 06 gusht 1999, kishte rrëfyer për ofensivën vrasëse të ndërmarr në familjen Dervishaj dhe Dacaj. “Edhe në varr do më kujtohet tmerri i asaj dite. Ishte data 29 mars 1999, kur kriminelët serbo-sllavë, me gjuajtjet e tyre të njëpasnjëshme, na detyruan që të largoheshim nga fshati ynë. Unë, nuk arrita të largohem, ngase më kapën forcat serbe. Ata, më dërguan në shtëpinë e Himë Dervishaj, kushëririt tim. Aty, në korridorin e shtëpisë së tij, e gjeta Himën e vrarë. Nuk vonuan shumë, kur e sollën edhe vëllain e tij (Tahirin) të vrarë. Unë, isha fshehur pas derës së një kthine të vogël (çarranik), kur e sollën kufomën e Tahirit, afër të Himës. Ua futën zjarrin që t’i djegin kufomat. Pasi që serbët u larguan, duke mos më vërejt pas derës, shkova dhe e shuajta zjarrin, duke mos lënë që kufomat e tyre të digjen”, kishte deklaruar, Ahmet Dervishaj, në dëshminë e tij të dhënë për ICG.
Njëri nga dëshmitarët e kësaj ngjarje është, Mehmet  Mazrekaj, nga Dranoci, dëshminë e tij e kishte dhënë në Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, në rastin kundër Millosheviçit dhe të tjerëve. Ai, kishte dëshmuar për ngjarjen e ndodhur në Beleg, ku ishin tubuar qytetarë të Belegut, Dranocit, Sllupit, Hulaj, Hereq, Gllogjan, Irzniq, Loxhë, etj. Mehmet Mazrekaj, ka rrëfyer hollësisht për rastin, ku janë vrarë dhe zhdukur, mbi 40 persona. “Ishim tubuar në fshatin Beleg, së bashku me bashkëqytetarët e fshatit Drenoc dhe fshatrave tjera të Deçanit, Pejës dhe Gjakovës. Ndërkohë, forca të shumta ushtarake, paramilitare dhe policore serbo-sllave, të maskuara në forma të ndryshme, kanë ardhur në Beleg, duke na maltretuar, plaçkitur, vrarë, dhe ende kemi dhjetëra qytetarë të zhdukur”, ka treguar Mazrekaj, të cilin “Zoti e kishte shpëtuar nga xhelatët”.
Në Irzniq, janë vrarë:
Zeqë Dervishaj
Tahir Dervishaj
Himë Dervishaj
Hajdin Dervishaj
Shkurte Dervishaj,
Tahir Dacaj dhe
Hajdar Dacaj
Ndërsa, në Beleg janë vrarë dhe zhdukur:
Daut Aliçkaj,
Naim Vishaj,
Nezir Vishaj,
Hysni Binakaj,
Gëzim Vishaj,
Qazim Hulaj,
Ali Kadrijaj,
Shaban Kadrijaj,
Jetmir Mazrekaj,
Shaqë Binakaj,
Malë Vishaj,
Mujë Vishaj,
Zymer Binakaj,
Fatmir Vishaj,
Faton Vishaj,
Zenel Vishaj,
Hamit Zukaj,
Rexhep Neziraj,
Brahim Zukaj,
Hazir Zukaj,
Ramë Kilaj,
Smajl Ukëhaxhaj,
Hajdar Mazrekaj,
Nekë Binakaj,
Sahit Mazrekaj,
Sundim Mazrekaj,
Hasan Mazrekaj,
Misin Tolaj,
Xhevat Tolaj,
Isa Tolaj,
Shaban Nitaj,
Mehmet Tolaj,
Haxhi Kadriaj,
Arif Mazrekaj,
Afrim Haderxhonaj,
Bashkim Haderxhonaj,
Muhamet Haderxhonaj,
Xhevdet Haderxhonaj,
Ali Mazreaj,
Beqir Dervishaj,
Tafë Dinaj dhe

Ragip Morina

Image

Image