Spanja do të kërkojë që njerëzit që vijnë nga Franca përmes kufijve tokësorë, të prezantojnë tekst negativ kundër koronavirusit, tha të shtunën Ministria e Shëndetësisë.
Ky vendim i autoriteteve spanjolle vjen pas rritjes së rasteve me koronavirus në Spanjë.
Çdo person që vjen përmes rrugëve tokësore nga zonat që paraqesin rrezik të lartë të infektimit duhet të prezantojnë një test negativ me metodën PCR, i cili duhet të bëhet 72 orë para arritjes në Spanjë, thanë autoritetet.
“Ky urdhër do të hyjë në fuqi tre ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe derisa qeveria të shpallë fundin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19”, tha Ministria e Shëndetësisë së Spanjës.
Masa nuk do të vlejë për shoferët që transportojnë mallra, apo të punëtorëve që kalojnë kufirin. Po ashtu, nga ky rregull përjashtohen edhe personat që jetojnë 30 kilometra në afërsi të kufirit, thanë autoritetet spanjolle.
Por, javët e fundit, Spanja është përballur me rritje të nivelit të infektimit .
Që prej fillimit të pandemisë, Spanja ka regjistruar 3.2 milionë raste me koronavirus dhe mbi 75.000 viktima.