Sa abstrakt, sa absurd dhe inferior janë disa njerëz ose politikan shqiptar ose kosovar! Kurrë nuk kënaqen ose krenohën me lirinë (çlirimin) që ua sollën UÇK-s nga toka dhe Natoja nga qielli, por gjithëmonë kërkojnë një liri tjetër që nuk e kanë dhe nuk do e kenë kurrë!

Mjafton që ajo “liria tjetër” dhe “ideale” për ta, të mos ketë vulën ose emblemën e UÇK-s (vulën e gjakut, heroizmit dhe sakrificës sublime të djemve dhe vashave me të kombit)- dhe ata të kënaqen me “lirinë tjetër”….Lirinë e huaj ose joshqiptare! Hejjj!

Kështu që duke kërkuar lirinë e shprehjes ose lirinë e fjalës, disa atje nuk e kanë madje as lirinë e mendimit dhe gjykimit të drejtë ose racional. Sa keq.

Ç’t’u bësh atyre që ende e pandehin dhe preferojnë heshtjen ose urtësinë e dikurshme hamletiane! Apo, durimin ose pacifizmin si liri, duke pritur, besuar ose shpresuar se liria një ditë do mund të zbriste ose pikonte nga qielli ku kishte “banuar” ose dimëruar për aq shumë kohë. Euuu…!

Pacifistët sipas Uinston Çërçillit, nuk janë asgjë tjetër, pos demagog, hipokritë, hedonist, utopist ose makiavelist të parikuperushëm që përpiçën t’i mirëmbajnë ose ushqejnë krokodilët (aligatorë) e ndryshëm me shpresën se krokodilët ose aligatorët, do i hanë ose kafshojnë të fundit “profetët e paqës” ose pacifistët.

Në këtë prizëm, përtej dyshimit ose mosbesimit (ateizmit) të madh në mes “profetëve të paqës” dhe ‘apostujve të lirisë”: E “vërteta pacifiste” mbanë (bartë) të njëjtat lidhje ose marëdhënie fillestrare dhe ‘ateiste’ në raport me të “pavërtetën luftarake ose ushtarake”. Dhe, kush fiton këtu?, shtrohet pyetja. Fiton rrëna ose gënjeshtra e njohur serbe kundër shqiptarëve dhe luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-s, e cila tashmë e ka kaluar me tepër se gjysmën e rrugës nepër vende dhe meridiane të ndryshme të globit. Ndërkaq, e drejta dhe e vërteta sublime dhe relevante e Kosovës dhe shqiptarëve, për shkak të ndasive, averzionëve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave ose disonancave kognitive dhe të tjera në mes ‘krahut pacifist” dhe “krahut luftarak”, ndodhët akoma në fillim të rrugës.

Të gjitha ndryshimët, evolucionët, transformimët, restaurimët e ndryshme ose revolucionët, edhe ato me të dashurat, me të urtat, me të qetat, me të përgjakshmët, me të rëndat etj., sipas filozofisë dhe historisë politike dhe ushtarake, e kanë sintezën, formulën, spjegimin, kuptimin, nostalgjinë dhe melankolinë e tyre për faktin se ato janë pjesë, histori ose trashëgimi e jona nga e kaluara….Ndaj, mu për këtë, njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithandej globit, jetojnë dhe vdesin për nderin, moralin, virtytin dhe idealin e lartë të kësaj jete dhe kësaj bote, para se të kalojnë (shkojnë) në jetën ose botën tjetër.

Se këndejmi, sipas Erich Frommit, njerëzit e thjeshtë, të paditur, mediokrit, cinik, injorant ose të zakonshëm, në pozita ose funksione të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera, janë rreziku më i madh dhe kryesor për popullin, shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare.

“Kur ikin ose largohën të mençurit, të diturit, trimat ose heronjtë e vërtetë nga skena, atëherë ngjitën ose ngritën kllounët ose të pamerituarit. “do thoshte Henrich Heinne

“Shpata është kthiza (kërthiza) ose boshti i globit dhe fuqia e saj është absolute!, tha dikur Sharl de Goli.

Ndaj, të udhëheqësh ose qeverisësh, sipas tij, do thotë të zgjedhësh dhe pranosh diçka në mes avantazhit dhe disavahtazhit.

Mësusi, profesori ose pedagogu, sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit, fillojnë gjithëmonë me identifikimin, evidentimin ose gjetjen dhe përmirësimin e gabimëve të ndryshme tek nxënësi ose studenti. Ndërsa, nxënësit dhe studentët e dobët ose fillestar, shohin vlera dhe merita pozitive në gjithëçka ose në çdo gjë.

Duke iu kthyer lëximit, mësimit dhe besimit, kuptojmë se është një mrekulli ose spektakël me i madh se sa deti dhe qielli, dhe ai është shpirti, besimi dhe intelekti i njeriut. (Viktor Hygo)

Prandaj, “Jezu Krishti qanë, Volteri, Kanti dhe Hegeli qeshin….Sepse, nga ata lot hyjnor ose profetik, si dhe nga ato buzëqeshje të thella njerëzore ose gjeniale, sipas Viktor Hygoit, kanë lindur ose arritur shkëlqimi dhe bukuria e besimit, kulturës dhe qytetrimit ose civilizimit tonë.

U mor vesh se popujt (kombet) dhe shtetët e ndryshme, sipas filozofisë kristiane ose perëndimore, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit.

Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, gjithënjë sipas filozofisë kristiane, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose fenomenologjisë së natyrës, dhe mbijetesës ose ekzistencës së shpirtit.

Kemi vuajtur dhe sakrifikuar shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.

Respekti, besimi dhe dashuria e përjetshme ndaj kombit dhe atdheut, ishin si të thuash përgjigja më e shëndetshme dhe me e volitshme ndaj qenies dhe ekzistencës sonè. Ndërkaq, heroizmi, vetëflijimi dhe sakrifica sublime për to: Vula ose protokoli i mbijetesës dhe ekzistencës sonë si shtet, si popull, apo si komb.

Kemi vlera, resurse ose pasuri të shumëta njerëzore dhe natyrore ne shqiptarët.

Dhe, mëqe, sipas Erich Frommit, ne jetojmë në një botë vlerash, resursësh ose pasurishë të pafundme dhe mrekulluese që na i kanë dhuruar Zoti (Hyji) dhe natyra: Lidhja jonë e vetme me vlerat, resursët ose pasuritë e njerëzore, tokësore ose natyrore, qëndron në esencën ose formulën e njohur shkencore ose filozofike: Si t’i njohim, zbulojmë, manipulojmë, shfrytëzojmë, shpërndajmë, menaxhojmë dhe konsumojmë këto vlera dhe resurse të përbashkëta globale ose universale.

Ndryshe nga kjo, nuk ka filozofi as politikë kosovare ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos jetë konsideruar si ferr ose një burg i madh.

Ndaj, edhe nuk ka njeri ose politikan normal në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit (Rankoviçit dhe Millosheviçit & Company) – jetonin në burg (robëri), tirani, marrëzi dhe hipokrizi totale ose absolute. E sidomos atëherë kur popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë, dikund thellë në fytë dhe në shpirtë.

E vërteta është bijë e kohë dhe jo e autoritetëve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose peridike. Apo…?!

UÇK-s nga toka dhe forcat e Natos nga qielli, njëherë e përgjthëmonë ua zunë pritat muzgujve ose atyre hijëve të lugatëruara të mesjetës.

Në majat e larta të tempullit të lavdisë së madhe shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike dhe patriotike, asnjëherë nuk është zhurmë as tollovi.

Ndaj, mos shpifni, mos rreni, mos e shitni shpirtin, nderin, moralin, mburrjen, krenarinë, vetbesimin dhe optimizmin tuaj! Mos i pështyeni vetës tuaj në gjoks dhe fytyrë! Mos i shani dhe kriminalizoni UÇK-s dhe heronjt e saj kryesor! Lërini politikat dhe politikanët e ndryshëm ditor ose periodik…Janë si shotat, kanjushat ose zogjët shtegtimtar ose kalimtar…Shkojnë e vijnë…)))

Kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatikën e njohur shqiptare, janë si të thuash elementët ose instrumentët me të rëndësishme dhe kryesore të historisë shqiptare. Ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të gjitha etapat ose epokat e lavdishme të historisè së shqiptarëve. Epikën, mitikën, dramatikën dhe heroikën e pashoqe e tradicionale të njerëzve ose popullit ( kombit) shqiptar gjithëkah e gjithandej. Pavarësisht kurthave, intrigave, dredhive, shantazheve, komplotëve ose tendenca tëvazhdueshme ose sistematike të armiqve të ndryshèm shekullor ose gjakatar, për t´i kapur ose zëne në “kurthë” shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare, të cilat në instancë të fundit, i mobilizojnë dhe kthejnë vazhdimisht shqiptarërt kah trungu ose vetvetja e tyre shtetrore, nacionale, gjenealogjike ose strukturalgjenetike. Edhe atëherë kur prehën fatët e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme së bashku me “tabelat e ligjëve”…Nuk vdesin dhe nuk zhbëhen kurrë iliro-shqiptarët. E sidomos e kaluara, historia, tradita dhe kultura e tyre. Janë si Feniksi ose Flaka Olimpike.

Legjendat, historitë, elegjitë, enciklopeditè ose antologjitë e njohura shqiptare, vazhdimisht i shpalosin ose deshifrojnè në ndërë kohë edhe çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit së bashku me “matafizikën e moralit” të njohur shtetror, nacional, fetarë, kulturorë dhe patriotik tek shqiptarët. Thellësinë e mendimit, veprimit ose reagimit të hollë, të thellë, tè ndërgjegjëshëm e racional të shqiptarit ndaj të gjitha çështjëve ose fenomenëve të mundshme shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike, fetare, kulturore, politike, diplomatike, strategjike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.

Ndërkohë që mitët, eposet, legjendat dhe historitë e shumëta mbi figurat ose personalitetët epike, kalorsiake dhe titanike të kryetrimit dhe kryeheroit tonë legjendar, Gjergj Kastriot-Skënderbeut së bashku me ato të Adem Jasharit, Hamzait, Luan e Shkëlzen Haradinajt, Fehmi Lladrocit, Pal Palucës, Elton Zherkës, Përmet Vulës dhe shumë heronjve dhe dëshmorëve të tjerë të kombit dhe atdheut, provojnë dhe vërtetojnë fuqishëm dhe multicipërisht faktin e njohur sipas të të cilit: Rolin e trimit, heroit, luftètarit (çlirimtarit), strategut ose komandantit, nuk mund të zërë as zëvendësojë askush.

Ndonëse, arsimi, shkenca dhe teknika së bashku me edukatën, kulturën, zhvillimin (evolucionin), disiplinën dhe emancipimin e gjithëmbarëshëm global ose universal të njerëzve, popujve, feve (religjioneve) ose kulturave të ndryshme “ekskluzive” dhe “ekzotike” gjithandej globit tonë tokësorë, kanë bërë që njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithandej globit, të ndjehen sa me të afërt, singular dhe sekular me njëri tjetrin. Pa i harruar këtu rolin, misionin, ndikimin dhe faktorin e njohur moral ,shpirtërorë, emocional, simbolik, psiçik (psikologjik), determinant, rekonstruktivë, reflektivë ose paradigmatik të religjionit të njohur integral ose integrativë. Respektivisht, religjionit kognitivë, religjionit humanitar dhe atij integral ose pozitivistë në procesët e njohura të paqes, bashkëjetesës, koekzistences dhe harmonisë së preferuar fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, historike dhe kështu me radhë. Në çështjet e njohura fetare dhe kulturore të shqiptarëve- sidomos.

Lutjet, besimi, sakramentët e ndryshme fetare ose liturgjitë, nuk ndikojnë tek Zoti (Hyji), por tek ata që lutën ose falën.

Atëherë, sipas Voletrit, ne nuk mund t’i duam, deshirojmë ose arrijmë ato gjëra që nuk i njohim, nuk i ndjejmë dhe s’i kuptojmë.

Feja ose religjioni janë shqisa, ndërsa arsimi, shkenca, edukata dhe kultura, janë mendja (truri) ose gjeniu i njerëzimit.

Shpirti, mendja (intelegjenca), dashuria dhe mençuria e njeriut, janë përgjigja me sublime dhe relevante e qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë.

“Njeriu do duhej të vdiste dy herë, para së të lindë dhe jetojë si duhet.” (H. Bergson)

Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzorë.

Se këndejmi, të dishë ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia dhe ekistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiçësh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe.

Armiku më i madh dhe më i rrezikshëm, sipas Bodlerit dhe Servantesit, ndodhët në ne ose brenda nesh.

Njohja e vetës, iu mbronë nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve tuaja shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, kadrovike dhe të tjera, iu mbronë dhe shpëton nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj..

Nderi, morali, arsyea, ndërgjegia, vetëdija, intelekti, shpirti dhe intuita, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjnia kryesore brenda njeriut.

Në instancë të fundit, sipas Sharl Bodlerit dhe mendimtarëve të tjerë: Gjithëçka që është e bukur, e dashur, e mençur dhe fisnike, është frutë (frytë) dhe konstrukt i vetëdijes, ndërgjegjës dhe arsyes.

Për me tepër ndërkaq, siç e kemi cekur shpeshherë: Jeta, vepra dhe kariera e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, institucionale, politike ose diplomatike, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të njohura jetësore, natyrore ose ordinare, por një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes metafizikës së moralit, fenomenologjisë së natyrës si dhe fenomenologjisë së shpirtit, shtetit, popullit (kombit), shoqèrisë dhe intelektit të lartë njerëzorë ose qytetar.

Filozofia politike rindërton dhe eksploron, përmes analizës së të gjithë elementeve, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e larta shkencore dhe humaniste nga të cilat lindin veprat madhore, sublime ose relevante.

Intelektuali politik, shkenctari ose kulturogu, janë misionarë, filozof, arkitekt, instruktor dhe kundrues të specializuar dhe kompetent të politikës reale, ideale, racionale, materiale, dialektike ose ekzistencialiste që e njohin atë, dhe ia dalin të kuptojnë tërësinë ose kompleksivitetin e problemit.

Aristoteli mendonte se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, metodikè, ekonomi etj. Për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Aristotelit: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan shtetin, pushtetin ose perandorinë romake nga “polisi”, “politia”(politeia) ose “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose pranuar pèr tè gjithè) dhe “res publica” (republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).

Lidhjet tona me njëri tjetrin në diversitete të ndryshme ose polaritet, e sidomos lidhjet ose aleancat tona me të tjerët, mund të bëhen vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin.

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, kulturuar dhe emancipuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare ose politike ku edhe “unë” edhe “ti”, edhe “ne” edhe “ju”, apo edhe “ata” dhe “ato”, do i gjenim ose zbulonin paqèn sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë sonë politike, partiake, shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, natyrore dhe dialektike. Do të jetë pikërisht kjo çështje si shpata e Damokleut, të cilën Albin Kurti dhe çdo politikani ose lideri intelektual ose intelegjent, do pranonte ta vërë mbi kokë, por e cila do të jetë edhe arma kryesore me të cilën ai ose ata, do përpiqen të ndeshen me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale në karieren e tyre shtetrore, nacionale, institucionale, politike, diplomatike etj.

Kjo mbase është edhe sintezë ose formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme? Dhe, kjo patjetër na shpien ose drejton drejt dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij janë: kultura dhe civilizimi i njohur (antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi. Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë- përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit.

Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit empirik ose modernist, qenia njerëzore ose politike, do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve. Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshuara natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit. E kundërta, është gjendja ose situata e mjerueshme dhe ekzistencialiste e qenieve (specieve) ose “kafshëve të larta” pushtetmbajtëse ose politike.

U kuptua se njëra nga të drejtat themelore ose bazike të secilit prej nesh,përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionale, për t’a fituar dhe mbrojtur atë liri. Sidomos lirinë, drejtësinë dhe barazinë e njohur intelektuale dhe profesionale si mjete ose instrumente kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet. Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimit si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë ose politik etj. Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve, përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta. Duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore: Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, institucionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre. Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit; është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre etj.

Tek e fundit, në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anë praktike dhe teorike, respektivisht, heroike dhe patriotike, personalisht jam i mendimit se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë.

Ndaj, lideri ose politikani i sotëm shqiptar (kosovar) do duhej të ishin të aftë dhe të përgatitur te hedhin poshtë secilin nihilizëm radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko – epistemologjik të lirisè individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

P.S. Në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës e lirisè individuale e kolektive dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”!

Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit, jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karrierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje tè ndritur ose pjellore!

ASh