I mblodha 73 mijë lule Alpeve të Dardanisë
Nga Cemi, Valbona e Lumabardhët e Kosovës
Rrugës bregdrinase “Eliot Engel” t’i kam nisë,
N’krahë shqipesh, n’dritë yjesh, mbi Atlantik,
Të vijnë në Ditlindjen tande, aty në Amerikë.
Fjalët e Veprat e Tua për Vendin Tim
Vijnë si hark lavdie e krenarie pambarim
Prej nga New Yorku deri në Prishtinë.
Ngjajnë me një mal të lartë alpin…
Në zemren time, në Kombin Tim.
Ramiz LUSHAJ
Tiranë, 18 shkurt 2020