1.
Gjakovë:
Gjoksi im,
Gjelbrimi im,
Gjëmimi im…
Gjogu im i andrrës në piramidën e Qafë Morinës e Qafë Prushit.
Gjatësia ime e trupit.
2.
Gjakovë:
Gjakoj (1) për Ty me gjithë Gjakun Tim.
Gjakovë – kryeqyteti i të parëve të mi, kryeqyteti im…
Gjashtë fiset e Malësisë së Gjakovës
Gjerdanojnë në historinë tande, e të Kosovës…
Gjerësia e shpirtit tim udhëtar mbi glob.
Gjatësi e hapit tim mbi tokë…
3.
Malësia e Gjakovës
Titulli im princor nëpër botë…
Shkruar shekujve me gurët tanë alpin
Gjakovë – jemi gjaku yt.
Gjakovë – je gjaku im!
Tiranë, 18 shkurt 2016
_______
1.- Në kuptimin: “të dua me gjithë zemër…”.