Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi e Qeverisësë re, u përshkua nga një proçes demokratik, ashtu siç u zhvilluan edhe Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare në shkurt të këtij viti. Kosova është bërë shembull në Rajon në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe në transferimin e pushteteve nga një qeveri në tjetrën. Kjo kulturë politike e qytetarëve tanë do të ndihmojë Kosovën në integrimin më të shpejtë në rrjedhat e proçeseve demokratike në Bashkësinë Evropiane dhe në strukturat tjera në vendet demokratike në botë.
Me këtë rast, përgëzoj kryetarin e Parlamentit të Kosovës,z. Glauk Konjofca, kryetarin e Qeverisë së Kosovës, z. AlbinKurti dhe ju uroj sukses për detyrat që kanë marrë para qytetarëve për udhëheqjen e dy prej institucioneve më të rëndësishme të Kosovës në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe të demokracisë parlamentare.
Uroj gjithashtu të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë për zgjedhjet e lira e demokratike, konstituimin e kësaj Ligjislature të re, formimin e Qeverisë dhe ministat e zgjedhur në sektorë të ndryshëm duke u dëshiruar sukses në punët tejet të rëndësishme që i presin ata.
Në mënyrë të veçantë dua ta përshendes dhe t‘i uroj shumë sukses zonjës Donika Gërvalla në zgjedhjen e saj Ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Republikës së Kosovës. Donika Gërvalla në zgjedhje e shkurtit, doli femra më e votuar nga qytetarët, pas Vjollca Osmanit, e cila është pretendente për Kryetare të Kosovës.
Zgjedhja e saj në këtë post, ku do të përfaqësojë diplomacinë e vendit tonë në botën e jashtme, është nder për Kosovën, ngaqë ajo është bija e veprimtarit dhe patriotit të shquar Jusuf Gërvalla, i cili veproi në rrethana tejet të vështira për Liri dhe Pavarësi të Kosovës deri në rënien e tij nga shërbimi sekret serb e jugosllav.
____________
Harry Bajraktari është themelues dhe botues i gazetës “Illyria” (1991-1998), një drejtues i komunitetit shqiptaro-amerikan, filantrop dhe përfitues i shumë çmimeve, duke përfshirë Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, “Medaljen Presidenciale të Kosovës për Meritat” & Bardhë Thirrja Presidenciale e Shtëpisë për Amimin e Shërbimit