Nga Agron SHABANI – Gjermani

E pyetën njëherë të marrin ose budallën: “A je budallë, apo të vjen era kamve (këmbëve)? “Jo, nuk jam budallë, por me vijje era këmbëve.”, u gjegj i marri me deshirë që të mos e pranonte epitetin e budallait.

“Ahaa, atëherë çohu shpejt dhe shko laje (pastroje) kokën!”, i thanë prap të mençurit.
‘Po pse kokën ?, i pyeti budalla (budallai). “Sepse, i marri ose budalla krimbën, qelbën ose kalben në kokë, dhe u vije era e keqe këmbëve.:, i thanë në fund të marrit ose budallës.
Ndërkaq, Nastradin Hoxha i pyetur mbi femijët ose kalamajt e rrogtarit ose potragjelit të katundit?, u gjegj: “Krejt nahija (rrethi) e dijnë se rragotari ose potragjeli i katundit tonë i ka kaq vajza (goca) dhe kaq djem (çuna), por askush prej tyre nuk e ka parë  rrogtarin ose potragjelin cullak (lakuriq) në shtrat me gratë e katundit. Kështu që mos u bëni merak, nëse kalamajt (fëmijërt) e katundit, ndonjëherë i ngjajnë rrogtarit ose potragjelit të katundit. E sidomos kalamajt e njerëzve ose familjeve të pasura, ku askush nuk ngelët pa hise dhe pa evlad (femijë)!” ! tha në fund Nastradini.
Ish Jugosllavia ka qenë një shtëpi ose familje e madhe….Edhe Kosova si pjesë e saj…Ndaj, nuk i dihet në iu kanë ngjarë disa kosovar me tepër prindërve, apo potragjelëve ose rrogtarève të katundit…!?
Pleqnari i urtë kosovar, i cili e kishte një vëlla “trim” i cili në logun (odën) e burrave, pranë kaftorrit dhe sofrës së shtruar me mish, sallatë (meze) ose raki, nuk linte kënd pa e vrarë ose rrahur me gojë ose me fjalë, i pyetur nga njerëzit e mençur dhe të urtë: nëse e kishte vrarë ose rrahur dikën gjatë tërë jetës së tij?, u gjegj: “vetëm njëherë në jetë e kam rrahur një gabel ose vigan i cili e rrahu dhe përgjaku këtë vëllaun tim që po vret e pret shpesh prane sofrës ose oxhakut të nxehtë.”
Fjalët e nxehta me (zallahi e jo “zahalli”!) lepuri ose manari, nuk e pjekin bukën as kulaçin!
Duaje ose adhuroje Rugovën, Thaçin, Kurtin, Haradinajn, Abidixhikun etj…Por, jo me epshe, afshe ose emocione grashë në shtatëzaji, ose në ciklin e menstruacionëve etj.
Mëshkulli ose burri i vërtetë, nuk dashurohet në burra! Kjo u ndodhë vetë “mëshkujve” gay ose “burrave mbi burra” që në Kosovë dhe Shqipëri (për fat të keq) sot ka edhe për eksport. E sidomos në pushtet, politikë dhe disa media të shkruara dhe elektronike. Nejse…!
Në “pallatin mbretëror” të Tebës “mozaik hijesh”, freska, skelete, fosile, portrete dhe fotografi të grisura me fytyrë njeriu, kacavarur nepër murët e rrënuara të kohës pa kornizè… Me tingujt e muzikës funebre që e mbushin boshëllëkun ose zbrazëtirën e frikëshme të pallatit, mbreti Laj dhe mretëresha Jakostë nga Teba, sikur e lozin ballon e fundit mbretërore dhe martesore. Një zë i shashtrisur fëmiu të skurruar në lotë, vazhdimisht sikur u vjen nga mali. Si për t´i shkuar në vesh atij famulltari të urtë dhe zemërbardhë. Shërbtorët në pallat, thonë se është zëri vajtues i Edipit të vocërr të humbur dhe braktisur në mal nga babai (prindi)  tij, mbreti Laj nga Teba.Sebepi ? ” Rruga e lartë mbretërore” e ëndërrave dhe ” profecia” e astrologëve helen (grek) të cilët i kanë dëftuar mbretit Laj në ëndërr mbi të birin e tij të “rrezikshëm”, sukurpuloz  dhe erotik” që mund t´ia mer edhe pushtetin, edhe Jakostën e bukur, sharmante, pikante dhe tepër ekzotike e cila është edhe e ëma (nëna) e Edipit….!? Bubu….!
Në Pjoniang të Koresë së Veriut, kohë morti ose kohë varrimësh. Diktatori i egër koreanoverior, Kim Yong Il, thohej se nuk ndodhëj më në jetë. Kudo nepër rrugët ose sheshet e ndryshme të Pjongiangut, “dhëmbje” dhe ” pikëllim i madh” për diktatorin e vdekur për së gjalli. Në atë “zgjua të madh” mortor edhe disa politikan ose “diplomat”  nga Prishtina dhe Tirana.. Tek qëndrojnë kokëulur dhe shpirtëbosh para sarkofagut ose arkivolit të Kim Yong Ilit, me letargji dhe një letargji të pafshehur i flasin në vesh mbi Milladin Popoviçin, Koço Popoviçin, Dushan Mugoshen,, Aleksander Rankoviçin, Millosh Miniqin, Raif Dizdareviqin, Brezhjevin, Sokollovin, Zhivkovin, Justinovin, Milloshevqin, Sokolloviqin, Stalinin, Kastron, Mao Ce Dunin, Xhin Shi…Edhe për Ali Shukriun, Rrahman Morinèn etj..Ndërkohë që satrapit dhe diktatorit të ndjerë korean ( Kim Yong Il) i shkon buza në gaz!
I përmalluar për ta i pyet në vazhdim për Isa Mustafën, Avdullah Hotin, Lumir Abdixhikun, Arapanxhikun, Karapidikun, Nexhat Dacin, Mehmet Maliqin, Azem Vllasin etj. Duke u bërë shumë të fala nga ajo “bota tjetër”-” përtej vdekjès”…!

Në Prishtinë, kohë zhvarrimësh të kufomave politike të vdekur për së gjalli. Edhe ai me ta. Në Tiranë ndërkaq, kohë dashurishë të marrëzishme në kohë kolere!

Ndërkohë që në “portën e madhe” të Hadit, futën ose përbirohen”njerëzit e përjetshëm”si “Sizifi mitik” i Homerit…!

Nuk e kishin keq francezët, italianët dhe kroatët dikur ku thanë se nga rrushi bëhen ose prodhohën vëra ose rakia, por nga vëra ose rakia nuk bëhet rrushi.

Me vëren ose rakinë serbe, llatine ose ruso-turko-boshnjake, Kosova po mendon të bëj “rrushin”, apo, shtetin, pushtetin dhe “narodin (popullin ose miletin) e ri kosovar! Dhe, nga ai “rush jugosllav” sot i kemi në pushtet ata që i kemi!  Kominat e vëres ose “shlivovicës” serbe të përziera ose “spërkatura” me spermè artificiale ose johistorike. Auuuu!

Po..sa e sa herë gjatë jetës time me ka rastisur të takoj “misionarë” ose “pelegrinë” të ndryshëm të Anti-Zotit ose Anti-Krishtit;- tek e” lusnin Zotin” që nuk e kishin dhe s´i besonin! Të tjerët ndërkaq, dirdhnin “lot” dhe tundnin kokat e tyre bosh mbi “arkivolin” ose “sarkofagun” e një kohe të pakohë dhe të pashpresë që së bashku me trupin dhe vetëvetën e tyre të pabesë dhe të pashpirtë, nuk dinin se ku t´i varrosnin!
Dhe..të tjerët, të vërbuar nga cmira, inati, xhelozia dhe urrejtja e tyre infantile dhe patologjike ndaj të tjerëve që nuk flisnin, nuk shkruanin, nuk besonin, nuk lutëshin, nuk falëshin, nuk mendonin, nuk shanin ose nuk “celebronin” (blasfemisht) si këta të fundit: Shih ti, sikur e kishin humbur dhe harruar dikundi edhe udhën ose rrugën e njohur të Zotit së bashku me “gjeometrinë” ose “gjeografinë e stisur” të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. O Zot…!
Ani të paditurit, të pafetë, horrat, injorantët, intrigantët dhe antimetafizicientët e ndryshëm tek e” ngrohnin shpirtin”, i fërkonin duart dhe merrnin zjarrë nga flaka e madhe (olimpike) e një besimi të moçëm mijëra vjeçarë në Hyjin ose Zotin i cili gjithashtu thuhet se kishte qenë dikur edhe besimi i Platonit, Sokratit, Aristotelit, Aleksandrit( Lekës) të Madh, Akilit, Homerit, Aristofanit ose Ezopit etj…Po.. ‘Sizifi mitik’i Homerit me atë guri të rëndë mbi supe fund e krye asaj kodre të madhe të Golgotës, gjatë asaj rruge të gjatë dhe aq të mundimshme për në Had …Në “ngarendje fanitëse” dhe tepër “profanike”  pas “eliksirit” të “jetës se pasosur” dhe atyre “lezetëve” ose  “qelepirëve të bollshme”  përtej “anës tjetër” të  asaj” jete të gjate”- përtej vdekjës!…Hedonizmi dhe magjia e zezë ( alkimia) -thonë se nuk kanë fund. Apo…?!…
Dhe, ‘miti’ ose kompleksi i njohur i Edipit…!
E kam parë dhe takuar dikund atje edhe Akilin e Trojës së lashtë Antike të cilit, tek po e shilonte kalin e hingelluar trojan , i pikonte prap gjak nga thembra…Dhe.. ata sy të dashuruar dhe aq të bukur e profetik të Helenës që edhe sot e kësaj dite po e digjnin dhe kallnin flakë edhe detin edhe qiellin e pafajshëm…E kam takuar edhe Hektorin.., Po, po Hektorin…! Edhe ” Ali Babën e madh” me 4O cubat ose “musketirët” e tij tek po pandehnin dhe ngarendnin galdueshëm ose të matufosur dhe turravarap pas fijes së hollë të dritës në “llambën e bekuar” të Alajdinit….Odiseun e Homerit, tek po luftonte i patrembur me Uliksin ose Katallanin dhe valët e trazuara të detit…duke soditur dhe medituar vazhdimisht në brigjet e arta të Itakës dhe Penelopen e tij të dashur që ishte thinjur dhe bër xhog në kokë dhe dikund thellë në shpirtë nga ajo pritje ose odisejadë e gjatë epike dhe baladike.
Me duket se atje diku largë; me ka rastisur të shoh dhe takoj dikund edhe “judeun apostul” që e kishte tradhëtuar Krishtin të ‘Premtën e Madhe’ në Betlëhëm ose Nazaret!  Bilës, edhe atë të “huajin e përjetshëm” në romanin e njohur të Albert Kamysë ” së bashku me “nomadin fisnik” të Daniell Defosë, tek po sodisnin, meditonin dhe reflektonin ( kësaj radhe t´shpënguar) mbi të ‘metat, cemët dhe dobësitë e ndryshme’ të kontinentit plak. Edhe Maksimilian Roberspierin i cili i përndjekur ose dënuar me vdekje nga Napoleon Bonaparta dhe “jakobinët” e tij, e kishte kaluar natën e fundit mbi tokë pranë kishës së Shën Zhisit në një distrikt të njohur të Parist. Edhe tregtarët e ndryshem ambulant të flamujve së bashku me profiterët ose demagogët e luftës si dhe “stërshitësit e sofistikuar” dhe ordiner të flamujve, shpirtërave të pafajshëm dhe moralit të përgjithshëm shtetëror ose nacional nepër ndeja, tubime ose manifestime të ndryshme mburrjesh dhe krenarishë të ndryshme shtetërore, nacionale, politike dhe historike: Duke bërtitur dhe uluruar si në  kor me togëfjalëshin ose recidivin e njohur folkloristik:”Rrofshin apostujt e lirisë! Rrofshin frytët dhe idealet e njohura të revolucionit tonë! Poshtë burbonët, poshtë zhirondinët dhe jakobinët e pakënaqur ose në revoltë! Rroftë republika, me falni “komuna e Parisit ” dhe liderët tonë suprem!”

I kam parë dhe takuar atje dikundi edhe të nënshtruarit e përjetshëm, vasalët e ndryshëm, çatipët e përdhunuar të Dante Infermios, shërbtorët e pallatëve të rrënuara, kamarilat e të gjitha ngjyrave, stinëve, klimave ose ideologjite të mundshme dhe kameleonët tjerë të paftyrë, të pagjak dhe të pakurrizë, tek shpotisnin të përulur dhe kokëposhtë mbi ‘sipërfaqet e mahisura’ të dhëmbjëve, plagëve, plazmimëve dhe pezmatimëve të ndryshme skeletore dhe gjenetike, pa ditur as pandehur kurrë se ndoshta ( ?)  ishin pikërisht këta të fundit, pjesët, detalët, gjymtyrët, organet, skeletët, fekaljet, fosilët dhe hijet me të trishta ose tmerruese të ngjarjes dhe të ndodhjes!

…!

…Tutje, tutje.. atje dikund në ” Trokadero”, pranë kështjellës së Bastilës ose dikund tjetër (nuk më kujtohet se ku) në Paris, i kam parë dhe takuar “rastësisht” edhe burbonët, zhirondinët dhe jakobinët e pakënaqur dhe në revoltë. Edhe proletarët, komunarët, internacionalistët dhe “revolucionarët” tjerë (jofrancez) tek i rrihnin, spiunonin, survejonin, burgosnin, vrisnin, përndiçnin, plaçkisnin dhe maltretonin qytetarët ose francezët e pafajshëm dhe të vërtetë në emër të shtetit dhe një pushteti të pashtet në një kohë kur liderin e tyre suprem (Napoleonin) se bashku me  frytët dhe idealet  e njohura të revolucionit i kishin marrur dhe bartur me veti  era dhe valët e  trazuara të detit …Duke i përplasur dhe vërvitur atje diku largë në ” ishullin e bekuar” të Shën Helenës.Po, po! …
Aty  dikund pari ishin edhe ” Antropologie politique”, “Sens et puissance , les dynamiques socia-les- Le Desorde : Eloge du mouvement “, apo,  ” Socilogie actuelle de l ´ … noire, Sociologie des Animal noires…” etj.
Ndërkaq, përballë tyre ishin fjalët ose mesimet e njohura nga vepra e famshme e Volterit ( Voltaire) : ” Essai sur les Meurs et l´Esprit des Nations abrege de l´Historie Universelle”.

I kam parë dhe lëxuar dikund edhe “Europe and the new colonial ecquality”si dhe ” Europe and the People Without History” të Erich Wolfit etj. (…)
Po, po…!
Kam parë dhe vizituar tempuj të bukur, kështjella të ndryshme dhe pallate të praruara, stolisura dhe shkëlqyera me drita, shandane ose llambadare të çmuara prej neoni ose kristali që bëjnë dritë dhe rrijnë ndezur ditë e natë…Mbase, në stilin dhe finesat me të preferuara të kohës. Edhe fytyra të zgërdhira, të buzëqeshura dhe salakuqura”mbretërish” ose “perandorësh” të ndryshëm të “popullit të ri kosovarë” …Tryeza ose tavolina të mbushura me plot e përplot pije, thërrore, blatore dhe dhurata të shumëta …Madje, edhe gaze(p)tar, “publicistist”, “analist”, lider, politikan ose diplomat të ndryshem ditor ose periodik të Kosovës të cilët mezi i tubojnë dhe bëjnë bashkë shkronjat, fjalët, lëximët ose njohuritë e tërë jetës dhe motmotit nepër gazeta, tubime, samite ose konferencat të ndryshme botërore ose ndërkombëtare.

Ndonëse, në këtë “ekskursion” të përgjithshëm diskursivë, me ka rastisur të njoh dhe takoj” dikund kalimthi, edhe ‘ lirinë e munguar – antiinflatore’!
Por…Liri po  i thënshin edhe kësaj”lirisë tjetër”: Lirisë së importuar dhe inflatore vëllaçko!

ASh