Kombëtarja e Shqipërisë ka ftuar futbollistin e talentuar Hajdin Salihu që më herët përfaqësonte Kombëtaren e Kosovës U21.Salihu që është pjesë e Lokomotiva Zagreb nuk ishte pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet e marsit.
Por, klubi i lojtarit ka konfirmuar se Salihu ka pranuar ftesë nga “Kuq e Zinjtë”.
“Ne kemi përmendur 19-vjeçarin Hajdin Salihu që luajti shumë mirë në debutimin e tij”.
“Ne jemi krenar të njoftojë se Salihu mori ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë U21”, shkruhet në komunikatën e klubit.
Mesa duket, Salihu ka vendosur të ndërrojë fanellën nga “Dardanët” tek “Kuq e Zi”.
https://twitter.com/NKLokomotiva/status/