Në Ditën e 7 Marsit, “Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, ka vlerësuar e nderuar mësues dhe ish-mësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mërgata Shqiptare, me Çmimin “Pena Alpine”, me motivacionin “Për kontributet shkrimore” në faqet e kësaj gazete, përgjatë katër viteve të botimit të saj.
Petrit RUKA, “Mjeshtër i Madh”, Publicist, poet, shkrimtar, skenarist, regjisor, mësues në Tepelenë dhe vitet e fundit pedagog i jashtëm në Universiteti i Arteve në Tiranë / Autor me disa shkrime, kryesisht poezi, esse, etj. të botuara në “Gazeta e Alpeve” u nderua me Çmimin “Pena Alpine”.
Në kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipas rastit e bashkërendimeve, “Gazeta e Alpeve” do iu dërgohet me “Posta Shqiptare” në adresat përkatëse ose do të priten evente të ndryshme në varësi me kushtet e krijuara nga masat e lehtësirat e situatës Kovidiane.
“GAZETA E ALPEVE”
Tiranë, 7 mars 2021