Nga Prend BUZHALA per ISMET KRASNIQIN në 70-vjetorin e lindjes:
Sot në Restaurant FRESKIA- Istog: duke shënuar 70-vjetorin e lindjes së Ismet Krasniqit Lala (aktor teatri e filmi, autor i 27 librave, njeri i kulturës që themeloi manifesitmin DITA E PLISIT, Teatrin e Klinës “Osman R. Gashi”, ndër themelues e veprues të festivaleve folklorike apo të traditës në Klinë, Malishevë e mese tjera, themelues manifestimesh teatrore etj). Por u shënua edhe si manifestim kushtuar mbi një gjysmë shekulli të Ismet Krasniqit në veprimtaritë kulturore.
1.
Në këtë festë jo vetëm familajre, merrnin pjesë miq të autorit nga Klina, Istogu, Prishtina e Mitrovica që e përshëdnetën autorin. U përurua libri “Ismet Krasniqi – në përmasën e recpetimit lexues e vlerësues”, punime nga autorë shqiptarë për librat e Ismet Krasniqit, recensione, mbresa dhe opinione, botoi Lena, Prishtinë 2021, në prag të 70-vjetorit të lindjes së Ismetit e në përgatitjen që i bëra këtij libri për shtyp dhe për të cilin foli autori i këtyre rreshtave. U lexuan edhe poezi kushtuar Ismetit (nga Gjon Gjergjaj, Vlora Zhuta- Gashi që e mdoeroi këtë ngjarje, kurse fjalë përshldnetëse apti nga miqtë: Halit Barani, Hajdar Fejzullahu, Raif Gashi, Nuradin Imeraj, Zeqir Memetaj, Armend Delijaj etj.
2.
Ky vëllim e përfaqëson Ismet Krasniqin, të njohur si aktor me nofkën Lala, edhe në një përmasë tjetër, në atë receptimit letrar. Duke qenë aktor, regjisor, organizator i shumë manifestimeve kulturore, nga ana tjetër ai qe dy dekada boton edhe libra letrarë, publicistikë, dokumentarë, monografikë etj.
Te librat e Ismetit vijnë së bashku humor e satirë, letërsi dokumentare e letërsi për fëmijë, kronika e vlerësime. Si ligjëron kultura, si frymon ajo në këto kohë? Këndvështrimet letrare e kulturore të Ismet Krasniqit tashmë janë bërë fakt dhe dëshmi e mesit tonë. Ato janë të nduarnduarta; që nga satira, letërsia për fëmijë, kronika e vështrimi e deri te recensioni, që nga kronika e gjallë e kohës e deri te intervistat me vlerë. Ismet Krasniqi i strukturon librat e tij dokumentarë, publicistikë e shkoqitës në mënyrën e tij karakteristike: ai dëshiron që me çdo kusht dëshmia të jetë ajo që flet me gjuhën e fakteve, kurse pas i vjen një vështrim, kumtesë a intervistë që shkoqit më tutje faktin kulturor (një libër, një shfaqje teatrore, një ekspozitë, një manifestim, një festival, një bibliotekë, arkiv etj)
3.
Për njëzetegjashtë vëllimet e librave pasojnë edhe punime kritiko-letrare, recensione e mbresa nga autorë shqiptarë. Vëllimi, te secili kapitull veç e veç, përfshin aty-këtu ndonjë kronikë kulturore kushtuar librit, kah fundi përfshin edhe intervista, opinione e vlerësime për shfaqjet ku Ismeti luan si aktor.
Është ai vlerësues e ai lexues që e bjeh ismetin në veprimtaritë kulturore, në teatër, po edhe përmes librit. Autorë si Sejdi berisha, Mikel Gojani, Rrahim Sadiku, Hajdin Morina, Bedri Tahiri, Sejmen Gjokoli (Vlorë), Dibran Fylli (regjisor), Ganimet Nytyqi (aktor), Prof. Dr. Xhavit Aliçkaj, Prof. Dr. Migena Arllati , Muhamet D. Rugova, Brahim Ibish Avdyli , Prof. Dr. Sabahjdin Cena, Mehdi Krasniqi, Idriz Berisha (piktor), Gjon Neçaj (Tropojë), Mahir Morina, Ma.sc. Izet Shala, Milazim F.Kadriu, Vesel Zeka, Muharrem Blakaj, Shefqet Dibrani, Gani Bytyçi, apo opinione e reportazhe me sutorë si Lulzim Logu; Ndue Sanaj, Tahir Bezhani e Naim Prelvukaj apo aktorë si Fitim Domi, Sylejman Lokaj, Enver Petrovci, Kastriot Saqipi, Burim Haliti, gazetarë si Rexhep Rifati, Hasan Hasanramaj e Agron MEMA, që të përbëjnë një ansambël e bashkësi vlerësimesh, leximesh, mbresash, opnionesh dhe bsecili prej tyre është emër me vlerë. Kjo bashkësi emrash nga fusha të ndryshme, veç sa ia shton bukurinë kësaj shumësie.
Le ta përsërisim: sa lexues, aq lexime; konkretizimi i tekstit ( prapë sipas Roman Ingarden), nuk qëndron i pavarur nga tiparet individuale të lexuesit. Teksti merr jetë vetëm kur zë të lexohet, të publikohet, të bëhet Vepër, kur strukturat e ndryshme të veprës letrare gjejnë “bashkëpajtim” me leximin kritik..
Istog, 15 mars 2021