Nga Msc. Kosovare Gjevukaj-psikologe klinike
Mendimet intrusive janë mendime që duket së ju mbërthejnë mendjen dhe nuk duan të largohen.Ato mund të përsëriten shpesh,janë mendime që duket se nuk keni kontroll mbi to,me një fjalë mendime të paftuara.Ato fillojnë nga askund dhe shkaktojnë ankth, por duhet ta dini se nuk kanë asnjë kuptim në jetën tuaj. Mendimet mund të jenë të dhunshme apo shqetësuese,mund të jenë mendime me natyre seksuale,përfshirë fantazitë. Mund të përfshijnë edhe mendime që kanë bazë sjellje të neveritshme dhe të pa pranueshme. Mënyra më e mirë për të menagjuar mendimet ndërhyrëse është të zvogëloni ndjeshmërinë tuaj ndaj mendimit dhe përmbajtjës së tij. Një hap i mirë drejt trajtimit të mendimeve ndërhyrëse është njohja e mendimeve dhe eliminimi i tyre duke zëvëndësuar fjalen ose mendimin më një fjalë apo mendim tjetër. Në anën tjetër pranimi i mendimeve është një prej zgjedhjeve . Sa më shumë mundoheni ti largoni ato më fortë qëndrojnë .Më e mira është pranimi dhe zëvendësimi i tyre. Sidoqoftë, për disa njerëz, mendimet e përseritura apo ndërhyrëse mund të jenë një simptomë e një gjendje të shëndetit mendor.
Çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD)
Ky qrregullim ndodh kur mendimet ndërhyrëse bëhen të pakontrollueshme. Siç është kontrollimi i duerve disa here ,larja e duarve e shpeshtë ,kontrolli i pajisjeve elektrike disa here nese janë të fikura.
Çrregullimi i stresit post-traumatik
Njerëzit që jetojnë më çrregullime të stresit post-traumatik (PTSD) shpesh përjetojnë mendime ndërhyrëse që mund të jenë të lidhura me një ngjarje traumatike.
Çregullime të ngrënies
Njerëzit të cilët kanë zhvilluar një çrregullim të ngrënies mund të përjetojnë mendime ndërhyrëse që janë të dëmshme për shëndetin e tyre mendor. Konsulti më një psikolog është një ndihmë e madhe për zgjedhjen e problemit tuaj. Mund të merren edhe masa më medikamente në rastin e OCD ose problemeve të cekura më lart,e gjitha varet nga mendimi përkatës që ndikohet klienti. Terapia e sjelljes njohëse(CBT) pasqyron ndihmesë në problemin përkatës .Terapia e bisedave më një përson në këtë rast më një psikolog, interferon mendimet tuaja duke influencuar bindjen së këto janë vetëm mendime gjithmon në rastin kur nuk ka probleme më shëndetin mendor. Mendimet intrusive kanë edhe bazë traumat në të kaluarën, dhe pastaj në një mënyrë ato reflektojnë të tashmen ,por reduktimi i shenjës së tyre në të ardhmen është puna më vetvetën, në krahë më një psikolog.