Lojtari është në izolim, si dhe pjesa tjetër e ekipit, që do të duhet t’i nënshtrohet një raundi tjetër testimesh për të konstatuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore.
Conte shpreson të mos ketë pozitivë të tjerë në një nga momentet vendimtare të kampionatit.
Për të njoftuar pozitivitetin e D’Ambrosio ndaj koronavirusit, klubi zikaltër bëri njoftim zyrtar: “FC Internazionale Milano njofton se Danilo D’Ambrosio doli pozitiv për Covid-19 pas testit të kryer dje. Mbrojtësi është tashmë në karantinë në shtëpinë e tij. Grupi zikaltër tani do të ndjekë procedurat e përcaktuara në protokollin
sanitar”.
32-vjeçari nga Napoli deri më tani ka shënuar 3 gola në kampionat, shpesh duke qenë vendimtar për fatin e Interit si zëvendësues. Golat e tij ishin në fakt thelbësorë në ndeshjet kundër Fiorentina, Genoa dhe Cagliari, gjatë sezonit të mirë 2020-2021.
Sidoqoftë, koha e tij e aktivizimit gjatë sezonit është padyshim e kuzuar, për shkak të dëmtimeve dhe mbi të gjitha zgjedhjeve teknike. Ndeshja e fundit si titullar daton në nëntor 2020, kundër Torinos.