Nga Shpend NIKOÇI– Kryetar i Shoqatës “Gështenja e Tropojës”, Kordinator i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve” për Tropojën

 

Treven dardane të Malsisë së Gjakovës e ka bekuar Zotiqysh kur i ka dhënë Gështenjën, këtë burim natyrore të ripërtëritëshëm të biodiversitetit me vlerat më të larta të produktivitetit.Ekosistemi agro-pyjor i gështenjës, ky burim natyror që ka sjellë t’ardhurapërvitëshme për komunitetin që nga antikiteti, ka funksionuar sipas ligjësisë natyrore, ku norma e ripërtëritjes së tij ka qënë gjithmonë më e lartë se masa e dëmtimit gjatë përdorimit dhe kështu ka vijuar prodhimtarinë e përvitëshme të frutave të gështenjës gjatë epokave, është zhvilluar në mënyrë natyrale, është menaxhuar si kashnjet duke ruajtur me rigorozitet trashgiminë gjenetike të kultivarëve tradicional dhe mbulon 19 % të sipërfaqes së përgjithëshmepyjore të Tropojës!

Masivi i gështenjave të Tropojës prodhon frutat që janë të vetmet gështenja europianeqë përmbushin plotësisht standartet dhe cilësinë e kërkuar për eksport në Itali, Francë dhe vende të tjera të BE.

Frutet e gështenjës së kësaj treve janë më të mëdha dhe me shije më të ëmbla se gështenjat e tjera falë eko-pedologjisë, mikro-klimës shumë të favorshme, prodhimit bio të rritura nëfreski e bjeshkëve në habitatin e vet natyror!

Sëmundjet, dëmtuesit dhe bimët parazitare që e kan sulmuar pemën e gështenjës, të cilën e gjetën plotësisht të pa mbrojtur, pa drejtim  teknik dhe administrim dhe pa mbështetje me sherbime kulturore, pemët tradicionale të prodhimit të frutave po përjetojnë një degradimin të pa imagjinueshëm, degradim i cili rrezikon ekzistencën e tyre, si dhe ka përgjysmuar prodhimin e frutave .

Energjitë ripërtëritëse dhe prodhuese në mënyrë natyrore të pemëve tradicionale të gështenjës kanështerruar! Shterrimi i energjive ripërtëritëse tek këto pemë, shkakton rënjen drastike të prodhimit dhe humbjen e trashëgimisë gjenetike të kultivarit tradicional.

Për ruajtjen e trashgimisë gjenetike të kultivarëve autokton dhe shtimin e prodhimit të frutave, detyrimisht duhet të ripërtërihen këto pemë! Meqënëse energjitë e ripërtëritjes natyrore të këtyre pemëve kanë shterruar, alternativa e vetme është ndërhyrja e njeriut që të aktivizojë me metoda teknike,agrosilvikulturore ripërtëritjene këtyre pemëve !

Pra detyrimisht duhet të ndërhyjë njeriu!

Mendja e specialistit, udhëzondhe orienton krahët e punës, për ti kryer sherbimet e nevojshme qëaktivizojnë ripërtëritjene pemëve nëpërmes sherbimeve kulturore, si krasitja, pastrimi, rrallimi dhe sherbimet sanitare dhe kurative, duke i trajtuar pemët me medikamentet kuruese të nevojshme.

Operacioni i ripërtëritjes së këtyre pemëve është vlerësuar si operacioni me shkallen me të lartë të vështirësisë fizike dhe me shkallen më të lartë të rrezikshmërisë për shëndetin dhe jetën e punëtorëve që marrin pjese në operacion, pasi detyrimisht duhet të operohet me ngjitje në lartësi të kurorave të pemëve të cilat janë rritur në gjëndje natyrore në formë pylli, si dhe kërkon një trajnim sublementar tekniko-profesional dhe trajnim mbi rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes nga aksidentet në punë në kushtet e vështirësisë ekstreme , si dhe njohjen e përdorimit të paisjeve të sigurimit teknik .

Ky operacion kërkon detyrimisht të përdoren mjetet e sigurimit teknik, si shkallët, litarët e rripat, si dhe të udhëhiqet nga drejtues teknik me përvojë dhe punëtor të kualifikuar,pregaditur për të kryer proçese pune të shkallës së lartë të vështirësisë fizike dhe të rrezikshmërisë për jeten e tyre, cilësi këto që fermerët pronar të kashnjeteve tona i kankufizuara.

Në shumicën e rasteve pemët tradicionale të prodhim të frutave janë në moshen e pjekurisë së plotë apo të tejpjekjes, kanë një madhësie të konsiderueshme dhe kurore të zhvilluar, me degë të fuqishme dhe prandaj duhet të sigurojmë shkurtimin dhe heqjen e degëve kryesisht të atyre të vdekura, të sëmura, të mbytura, të nënshtruara ose të vendosura në pozicion të pa favorshëm.

At’herë ku gjëndet zgjidhja?

Zgjidhja gjëndet ripërtrirjen e pemëve tradicionale prodhimit frutave gështenjës, krijon mundësinë e ruajtjes rezervës biologjike riprodhuese për siguruartrashëgiminë gjenetike kultivarëve autoktonë.

Por ky operacion është një barrë shumë e rëndë për gjithëpronarët, ndërsa për një pjesë konsiderueshme tyre është e pamundur. Ky operacion nuk mund realizohet pa asistencën e duhur teknike dhe një mbështetje financiare. përgjithësi të gjitha pemët e gështenjës në masivin tonë natyror e kanë të nevojshme aplikimin e operacionit të prerjeve fito-sanitare dhe ripërtritëse, për të stimuluar një rritje optimale vegjetative të degëve të kurorave sipas metodës dendro-kirurgjikale të luftimit të patogjenit dhe bimve parazitare!

Pemët tradicionale të gështenjës të prodhimit të frutave,gjenden nën një veprim të avancuar të patogjenit Cryphonetria parasitica si dhe të bimëve parazitare dhe përderisa biokimia, fitopatologja e parazitologjia, nuk kan arritur të prodhojnë fungicide dhe herbicide selektive qe neutralizojnë dhe zbusin virulencën e patogjenit virulent të cryphonetria parasitika dhe bimëve parazitare, pa shkaktuar dëmtime pemës së gështenjës, rekomandohet aplikimi i metodës dendro-kirurgjikale, përluftimin e patogjenitdhe të bimve parazitare në mënyrë mekanike!

Intensiteti i ndërhyjes me krasitje duhet të jetë në proporcion me gjendjen vegjetative të pemës. Shkurtimi sjell avantazhe të rëndësishme si nga pikëpamja fitosanitare ashtu edhe nga pikëpamja e prodhimit dhe e cilësisë dhe madhësisë së frutave, duke përmirësuar edhe madhësin e frutit që siguron çmime më të larta në treg dhe rritje të fitimit.

Krasitja është mirë të bëhet në periudhen e dimrit nga dhjetori në mars !

Krasitja është një operacion i rëndësishëm për të gjallëruar dhe ripërtrirë kurorat e pemëve të vjetra si dhe për të kuruar ato të infektuara nga sëmundje dhe duhet të kryhet nga punëtorë të specializuar, pasi është një operacion që kërkon njohuri të mira teorike , specializim të konsiderueshëm dhe një përvojë të gjatë!  Në rastin e pemëve të prekura rëndë nga kanceri i lëvores , përdoren metoda më energjike të cilat  përfshijnë prerjen e degëve të mëdha; në këtë rast është e nevojshme të ndërhyhet pas 2-3 vitesh për të rralluar llastarët e shumtë me qëllim të rivendosjes së një ekuilibri në kurorë. Gështenja është një bimë heliofile kështu që të gjitha degët kanë nevojë për të marrë rrezet e diellit.

Krasitja duhet të fillojë nga maja e pemës së gështenjës dhe të vazhdojë duke zbritur poshtë me synimin për të çliruar pemën nga degët e thata , në mënyrë që ajo të ripërtërihet dhe të japë më shumë fruta.

Që plagët e prerjeve të shërohet mire , është e rëndësishme që të dezinfektohen dhe të lyhen me mastiçë të veçantë , me aditivë biologjikë, të rekomanduar ngafitopatologët e Institutit për Mbrojtjen e Bimëve

Pas tridhjetë vjetëve të lënjes pas dore dhe të braktisjes së këtij burimi natyror të ripërtëritshëm nga qererisja qëndrore dhe vendore që braktisi kashnjetet , pemës së gështenjës nuk ju kryen shërbimet kulturore e sanitare të nevojshme dhe për pasojë pemët e gështenjës kanë njohur një përkeqsim të konsiderueshëm , duke humbur shumë nga organet e kurorës, por disa pemë edhe boshtin kryesor, për shkak të sëmundjeve, bimëve parazitare, të dëmtimeve nga faktorët natyror, si bora, akulli dhe stuhitë apo nga degradimi biologjik natyror për shkak të moshës dhe në varësi të shkallës së dëmtimit të kurorave të pemëve duhet të aplikohen këto tri tipe ndërhyrje dendro-kirurgjikale.

I– Krasitjet normale – Konsiderohet një krasitje e lehtë, e cila konsiston në operacionin e heqjes së 10 deri 20 % të degëve që bëjnë të mundur ajrimin dhe dritësimin e mjaftueshëm të kurorës së pemës, heqjen e degëve që prishin simetrinë e kurorës së pemës. Ajrimi , por në veçanti dritësimi është i domosdoshëm për proçesin e një frutifikimi sukses’shëm të gështenjës! Rrezatimi diellor është jo vetëm faktori i domosdoshëm , por dhe vendimtar për një frutifikim optimal dhe rendiment të lartë të prodhimittë frutave. Në këtë operacion hiqen degët e thara, të nënshtruara , të mbytura, hiqen degët që deformojnë kurorën, për ti dhënë asaj një formë më estetike dhe decorative. Kjo krasitje konsiderohet e zakonshme, natyrale edhe është e domosdoshme për pemën. Kjo krasitje kryhet zakonisht në pemët me moshë të re dhe të mesme me gjendje fito-patologjike të kënaqëshme, që nuk janë prekur apo dëmtuar shumë nga sëmundjet .

II– Krasitjet që imponohen – Krasitje e mesme e cila konsiston në operacionin e heqjes së 20 deri 40 % të degëve të kurorës së pemës, në pemët që është ndier efekti i sëmundjeve dhe ka shkaktuar tharjen e disa degëve , që prania e tyre në pemë jo vetëm shkakton çoroditjen e pemës, por bëhet shkak për zgjërimin e infeksioneve , duke shkaktuar degradimin e përgjithshëm të pemës .

– Kryerja e këtij operacioni i jep mundësi pemës që të fillojë rigjenerimin e kurorës duke lindë degë të reja për të plotësuar kurorën dhe kompensuar produktivitetin.

III- Krasitjet e detyruara – Krasitjet e detyruara, të dhimbshme, të pavullnetshëm , por të detyruara, kryhet në ato pemë që gjëndja e tyre fito-sanitare dhe vegjetative është e rënduar si pasojë e veprimit të sëmundjeve dhe degadimit biologjik natyror  për shkak të moshës.

Sipas gjëndjes fito-patologjike dhe vegjetative të pemës, mund të hiqen edhe 50 %, ose më shumë të degëve të pemës, duke e pastruar pemën nga organet e vdekura, të infektuara, të mbytura nga bimët parazitare si veshtulla, etjerë, në mënyrë që të arrijmë një ekuilibrim në mes aftësisë furnizuese të sistemit rrënjësor me atë të konsumimit të pemës për ruajtjen evegjetacionit dhe të prodhimit. Prerja e organeve që janë për tu hequr bëhet me kujdes, pa dëmtuar pjesët e tjera të pemës, duke i laspitur pjesët e prera pranë trungut, rekomandohet desinfektimi me solucion të sulfatit të bakrit me përqëndrim 3 % të materialit që rezulton nga prerja dhe grumbullimi dhe djegia e këtij materiali .

Në çdo rast prerja e degëve të prekura nga kanceri duhet të bëhet në pjesën e shëndoshë të drurit, të paktën 20 cm. poshtë plagës. Të gjitha shkurtimet e degëve duhet të bëhen ngjitë me trungun apo aksin kryesor të pemës , duke bërë laspitjen e pjesës së prerë dhe pa krijuar plasaritje dhe çarje të degës gjatë shkurtimit, e cila mundë të evitohet duke vazhduar prerjen njëherësh nga dy anët e degës me mjete prerëse të mprehta , duke evituar prerjen me mjete që përdorin zinxhireprerës.

Për të nxitur shërimin dhe për të parandaluar infeksionin e siperfaqeve të prera nga sëmundja e kancerit, është e nevojshme që të bëhet lyerja me mastiç, me vaj liri ose vazelinë të përzier me 10-20 gram për kg. sulfat bakrit, duke e lyer me furç pjesën e prerë, por në veçanti rrethi i jashtëm i lëvores. Për të parandaluar më tej infeksionet fungale, duhet evituar përdorimi i sharrës elektrike apo motorrike me zinxhir prerës. Materiali që rezulton do të mblidhet, të grumbullohet dhe ruhen në vende të përshtatshme deri sa të djegjet përfundimisht në një vend të përshtatshëm pa shkaktuar pasoja zjarri .

Djegia e materialit drusor që rrezulton nga operacioni kërkon zbatimin e detyrueshëm të këtyre kushteve:

• Djegia e materialit të prerë duhet të bëhet çeltira, në hapësira boshe, të pastruara më parë dhe izoluar nga bimësia e gjelbër, e thatë ose shumë të djegshme.

• Materiali të përqëndrohet në grumbuj të vegjël që gjatë djegies, flakët të arrijnë një lartësi të kontrollueshme dhe lehtësisht të kthyeshme.

• Zjarri duhet të jetë nën mbikqyrje të vazhdueshme, derisa të shuhen plotësisht thëngjijtë.

• Djegia e materialeve të prera duhet të bëhet në ditët me mot të qetë dhe pa erëra të forta .

• Djegia duhet të bëhet menjëherë pas agimit në mëngjes dhe të përfundoi përpara orës 10 të mëngjesit.

Nëse imponohet kryerja e këtij operacioni jasht këtyre kushteve duhet të kërkohet patjeter autorizimi dhe miratimi i drejtuesit teknik të punimeve!