Ballina Aktualitet Palmer: SHBA do standardet më të larta ndërkombëtare në zgjedhjet e prillit...

Palmer: SHBA do standardet më të larta ndërkombëtare në zgjedhjet e prillit në Shqipëri

 

Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të investojnë mjaft energji dhe kapital politik tek Shqipëria. Ai tha gjithashtu se SHBA dëshirojnë të shohin që zgjedhjet e prillit në Shqipëri të kryhen në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare. Zoti Palmer i bëri i komentet në një intervistë me kolegun Ilir Ikonomi, me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Amerikë-Shqipëri më 15 mars 1991.