Nga Ibrahim GASHI – Prishtinë
Kam dashur ta dhuroj
Frymën
Shpirtin
Jetën menjëherë
Në formën e kristaltë
Për mes qelizave
Si yllëzim dielli.
*
Shkëndijë e pavdekshme
Strukur thellësive thellë.
Me shkëlqim ylberi
Nuk dëshiroj ta ndez
Vullkanin e shuar
Të çarën në shpirt
Me hijen pranë vetes
As frymën lidhur nyjë
Kam dashur ta marrë
Gjithë qenjën tënde
E ta jap timen të gjithën
Duke shkëmbyer
Edhe dritat e syve.
*
Trupin e ndava në dysh
Enkas për të fundit herë.
*
Qielli hapi rrugën
Mes reve dritë
Duke përkund
Çdo natë lutjen
Fryma
Shpirti
Mos të derdhen
Mbi errësirë.