Më 8 Mars- Dita Ndërkombëtare e Grave, “Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, ka vlerësuar e nderuar disa krijuese nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mërgata Shqiptare, me Çmimin “Pena Alpine”, me motivacionin “Për kontributet shkrimore” në faqet e kësaj gazete, përgjatë katër viteve të botimit të saj.
XHINA PALKO është “mjeshtre e kompjuterit” – në studion e saj, me artin e saj grafik, “qendiset” çdo numër i “Gazeta e Alpeve” prej shtatorit 2018 e deri më sot; nder faqosëset e Gazeta “Rilindja” e Kosovës në Vitet ’90 (botim i Tiranës); është “Ambasadore e Paqes”; merret dhe me korektime të gazetës, është autore me disa shkrime në faqet e “Gazeta e Alpeve”; u nderua me Çmimin “Pena Alpine”.

Në kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipas rastit e bashkërendimeve, “Gazeta e Alpeve” do iu dërgohet me “Posta Shqiptare” në adresat përkatëse ose do të priten evente të ndryshme në varësi me kushtet e krijuara nga masat e lehtësirat e situatës Kovidiane.

“GAZETA E ALPEVE”.

Tiranë, 8 mars 2021