Poezi satirike nga Sevdail Hyseni

 

Portreti yt

N’pëlhurë dhe n’letër,

S’na hyn në punë

As sot as nesër!

 

T’shohim ngaherë

Me krupë e vrer,

Surrat, surrogat

As njeri as lugat!

Portret jashtë “kanuni”

Si prapanicë majmuni,

I ngërdhesh publikut

Me pamjen e mikut !

Vallë është e mundur

Thotë mendja e lëkundur:

Ka gjë të vërtetë

Vdekurgjallë në jetë?!

Ky portret në mur

Stuhi – katrahurë

Se ç’fodull i fryrë

Që t’a pështysh n’fytyrë!

____________

(Poezi e botuar më herët në librin e ndaluar satirik “Kur qeshë fati” (1994)