Thirrja e parë ndonjëherë nga iPhone në botë u bë nga Steve Jobs më 9 janar 2007.
Ai bëri një telefonatë në një dyqan Starbucks në San Francisco prej nga porositi 4,000 kafe latte dhe më pas mbylli telefonin.
Sipas Fast Company Magazine, telefonatën e parë nga iPhone e pranoi e punonjësi i Starbucks, Ying Hang “Hannah” Zhang.
“Mirëmëngjesi. Si mund t’ju ndihmoj?”, u përgjigj Zhang.
“Po, do të doja të porosisja 4,000 kafe latte, të lutem”, tha Jobs, duke buzëqeshur. Por, menjëherë pas kësaj fjalie kishte shtuar: “Jo, vetëm bëj shaka. Numër i gabuar. Mirëupafshim!”.
Kur Jobs e mbylli telefonin, një turmë e madhe para tij shpërtheu në të qeshura sepse kjo nuk ishte ndonjë thirrje e zakonshme.
Jobs ishte në skenë në ‘Moscone Center’, ku ai sapo kishte zbuluar iPhone e parë . Thirrja e tij në Starbucks atë ditë ishte telefonata e parë e bërë nga një iPhone në histori.