Sot në xhadenë para shtëpisë,

dergjej pa jetë një kumri`,

krahapur e tëra, ish shtrirë,

rreze dielli i binin në sy.

 

Ish një kumri paqësore,

që Ditën e Verës lajmëronte,

me këngët e saj të zgjedhura,

mëngjezeve këndshëm na zgjonte.

 

Makinat mbi të po  kalojnë,

si mbi një gjethe të rrëzuar,

një këngë më pak po dëgjojmë,

një kumri zëbukur është shuar.

 

Sot është Dita e Verës,

një kumri do të na mungoi,

heshtni një çast e nderoni,

gjithë jetës paqes i këndoi.

 

-Nga Tirana, Dita e Veres 2021-