Nga Bardh Mustafë Nengurra
(Kujtime per të ndjerën Sabrie Lushaj, ne 6-mujorin e ndarjes nga jeta, 14 shtator 2020)
Bardh Nengurra, i Istogut të Pejës
Ishte prilli i vitit 2013 kur une lexojë se publicisti Zeqir Lushaj bashk me bashkëshorten e vetë zonjën Sabrie Lushaj kishte ba publike riatdhesimin e vetë nga Nju Xhersi i Amerikës ku kishte jetue e punue per 17 vjet. Me kujtohet si sot se kur e lexova lajmin e Zeqirit padashtas kam buzëqeshë sepse isha i sigurt se në garën që Zeqiri nga gëzimi i papershkruem kishte shpall per neve mergimtarët e tjerë që ishim miq virtual pa u pa kurr mes veti , unë qesha me vetveten sepse e dija se garën kush do shkoj sivjet i pari në Atdhe do e fitojë unë. Pra unë veq isha ba gati që ato ditë ta marr rrugën nga Sarpsborg i Norvegjisë tue kalue nga kreu i Europës per të arritë në vendlindjen time në Istog. Aty per aty i thash grues time Nushës se do shkojmë në Atdhe para mikut e kusherinit Zeqir Lushaj dhe nga Dardania do i shkruej se po e presim, se po e pret Gria e Malësisë, po e presin Tropoja, Valbona, Bajram Curri,Tirana, Shengjin, Istogu , Peja, Gjakova, Prizreni, Prishtina dhe krejtë Dardania e Shqipnia.
Mezi u pata permbajtë dhe nuk i shkrova Zeqirit se unë në Atdhe do mbërrijë para Zeqirit. Thash mos tja prishi disponimin dhe gëzimin që e mirrja me mend që Ai e zonja e ti e kan kur pergjithmonë po i thonë lamtumirë jetës në mergim dhe po ikun nga Toka e Shejtë per tu riatdhesue në Shqipninë Nanë.
SI U NJOFTOVA ME ZEQIR LUSHAJ
Neper vitet e moshes që kam shpesh me ka ndodhë që kur kam has në dikend pa dallim se në ç`rethana dhe nese nga takimi i parë ju kam kundërvye e ndonjihere edhe perla me te, me kohën atë njeri e kam ba mik, vëlla dhe perjetësishtë jemi ba dashamirë mes veti.
Kjo më ndodhi edhe me Zeqir Lushaj. Unë kisha shkrue dhe botue nji tregim që motiv per ta shkrue kisha nji ngjarje të vertetë tragjike që ka ndodhë në fshatin tim të lindjes . Kur tregimi im u botue mes komentuesve per te u paraqit edhe Zeqiri dhe unë me natyren time euforike shpesh herë humb kontrollin dhe keqkuptojë, andaj edhe këtë here keqkuptova komentin dashamirës të Zeqirit dhe i kunderkomentova me fjalorin tim standard kur nervozohem, i komentova bukur ashper por per fat pa fjalë të randa e ofenduese.
Mirpo Zeqir Lushaj si Malësor , si djalë i Plakut të menqem me nam të Malësisë së Gjakovës , si djalë i Sadik Selmanit të Grisë ngadal e me qetsi me bindi se komenti i Ti asht dashamirës dhe se ate e ka ba nga frika se teksti në tregimin tim asht teper i hapt sa secili bashkfshatar i imi kur e lexon do kuptojë per cilen ngjarje kam shkrue dhe kjo mund të me nxjerr telashe pastaj.
Shkruejshim të dyt neve në ZEMRASHQIPTARE.NET dhe perplasja e jonë e parë ( e imja me Zeqirin ) ngadalë por sigurt u ndertue në nji miqësi, në nji lidhje vëllaznore dhe u ba Kala e perrenueshme ashtu si janë Muret e Kalave tona neper token Arbnore.
VIZITA IME E PARË BASHK ME NUSHEN NË SHTËPINË MADHËSHTORE TË ZEQIR E SABRIE LUSHAJ NË SHENGJIN
Meqense unë arrita në vendlindje disa javë para se me ardh Zeqiri nga Amerika, ati fare nuk i shkrova as nuk i tregova se jam në Istog. Prita ta marr vesh datën kur ai vjen dhe pastaj bashk me bashkëshorten time Nushen të shkojmë me e vizitue dhe me u njoftue mes veti.
Nuk e kam mbajt mend datën e sakt, por e di se ka qen diku java e fundit të muajt qershor kur tashma ishin ba disa javë që Zeqiri ishte në Shengjin dhe unë i shkrova se kam vendos me e vizitue bashk me gruen time Nushen.
Zeqiri si Zeqiri, Burr Malësor ma, nuk me la të flas shumë, vetem me tha; mirë se ju bjen Zoti i djali i Mustafë Hasanit.
Heret në mengjes u nisa nga Istogu, para nisjes i telefonova dhe i tregova se diku rreth orës 11-11.30 do jem në Shengjin. Nga Istogu deri në Vermincë kalova shpejt , por aty kishte pas kolonë automobilash që shkojshin per pushime plazhi në Shqipni. Këtë unë se kisha ba mend dhe koha që humba aty e merakos Zeqirin dhe ai me telefonon kur unë isha rrugës ende pa shkue në Milot. U gëzue kur kuptojë se jemi rrugës dhe perseri na urojë mirëseardhje.
Kurr ma parë nuk kisha qenë në Shengjin. Posa arrita në qender nuk kisha idenë se ku asht Rana e Hedhun. Ndalova aty afër te Marina dhe pash disa burra që ishin ulë dhe lujshin domino dhe freskoheshin me nga nji birrë. Dola nga makina dhe i pyeta. Njeni nga ata me tha se kishte ndëgjue per Zeqir Lushaj, por se nuk din ku e ka shtëpinë. Per fat mue mu kujtue i biri i Zeqirit, Lulzimi dhe ju thash; Zeqiri asht baba i Lulit që jeton në Zvicërr dhe ka shtepinë në malin mbi Ranën e Hedhun diku. Posa permenda Lulin u krye puna. Ata e njifshin Lulzimin, dhe me orientuen rrugës kah duhet të shkojë.
Rruga nga aty deri të shtëpia kishte qenë teper e vështirë dhe makina ime e vogël bukur me veshtirësi i kalonte gropat neper rrugë. Por ja dola dhe arrita te dera e Zeqirit. Te dera e oborrit na priste Zeqiri , ishte ashtu si e kisha imagjinue unë. I buzëqeshun dhe i hareshem, na hapi deren dhe ma tregojë vendin ku do parkojë makinën.
Posa dolem nga makina dhe derisa pershendeteshim me Zeqirin nga shkallët e shtëpisë gjigante katërkatëshe zbret e Zoja e shtëpisë, zonja Sabrie dhe na urojë mirëseardhjen.
Ishte ditë me vapë, dhe vapen nuk e zbuste as fladi që vinte diku nga larg pertej malit.
Kam mbajt mend se sado që jemi fis Krasniqe, sado që jemi të nji trungu krahinor megjithate posa fillova biseden me qiftin Lushaj hasa në disa fjalë që edhepse i kisha ndegjue ( lexue diku neper libra ) unë se dija se per çka asht fjala.
Po fillojë me fjalën e parë, atë që e ndegjova nga Zonja e shtëpisë, nga Sabria. Po ju sjellë nga nji gotë me dhallë që te freskoheni pak e pastaj vazhdojmë me pijet tjera. Mbaj mend se Nusha me shikojë dhe sikur se kerkojë ti sqarojë se çka asht dhalla. Heshta sepse as unë nuk disha se çka asht, por kur Sabria na i solli e morem vesh.
Unë ashtu si jam kurreshtar , kisha deshirë ta shof të tëren atë shtëpi gjigante. E luta Zeqirin të ma tregojë. U mahnita nga bukuria e shtëpisë, nga oborri i rregulluem thue se me te janë marr ekspertet ma të mirë të botës, gjithandej pemë, ullinj, perime dhe lula.
Me këto mirret Sabria me tha Zeqiri, ajo asht shefe per punët e kopshtit dhe të shtëpisë vazhdojë nikoqiri dhe në fjalët që i fliste kishte mburrje dhe krenari per pjesën e ti ma të bukur.
Pasi pash shtepinë dhe oborrin perseri u futem mbrenda. Aty në katin e parë afër me kuzhinën ishte nji sallon i madhë pergjatë tanë gjatësisë së shtëpisë. Nji tryezë e madhe ishte mbushë me ushqim të llojë llojshem. Në mes të tryezës ishte nji KEC i pjekun në hellë.
Aroma e ushqimit na bani me na shkue ujë per goje.
Zonja e shtëpisë na tha të ulemi në tryezë , por Zeqiri para se me fillue me bukën na e mbushi nga nji TEKE raki . Edhe fjala TEKE per mue ishte e panjoftun, por e mesova dhe e kuptova. Besa i shterrem nga disa teke derisa Sabria na e bani gadi tryezen ashtu si deshironte ajo.
Kur gjithçka ishte gati neve të katërtit u ulem dhe filluem me ngranë dreken.
Nji drekë e pregaditun nga nji zonjë , nga nikoqirja e jonë bija e fisit Gash të Nikaj Merturit , nga Sabrie Lushaj e cila drekë mbet perjetësishtë në kujtesen time e të grues time Nushes. Zonja Sabrie ishte aq mikpritëse sa neve ndiheshim se jemi te motra e të vëllau per vizitë. Kam mbajtë mend se si ajo ” perlahej ” me Nushen e cila u ngrit me i ndihmue me largue enet dhe ushqimin nga tryeza. Jo , jo oj Nushë , rri ti ulu, i kryej unë të gjitha, Nusha nuk pajtohej dhe nuk durohej pa marr diçka nga tryeza. Unë dhe Zeqiri u ulem në nji tavolinë tjeter dhe vazhduem me gotat e rakisë. Rreth ores 16.00 Nusha me dha shenjë të ngritemi e të ikum sepse asht nji copë rrugë deri në Istog. Mirpo zonja e shtëpisë Sabria reagojë; çka , ku doni me shkue? Jo per Zotin nuk do shkoni, do rrimë këtu bashk disa ditë, kemi vend dhe na keni gëzue qe keni ardhë. Zeqiri vetem shikonte të shoqen dhe i vinte mirë se si ajo deshiron të na ndalë per konak edhe ndonji ditë. Nuk patem mundësi ta kundershtojmë dhe ndejtem.
PER DREKË NË TIRANË NË FAMILJEN E AVNI E XHBANE TOSKA
Pasditën e asaj dite që neve shkuem të familja Lushaj nga Tirana erdh per ta vizitue të vëllain Zeqirin motra Xhbane me të shoqin z. Avni Toska.
As sot e asaj dite nuk e di a erdhen ata pasi kishin kuptue se do jemi edhe unë e grueja ime te Zeqiri e Sabria apo erdhen ashtu pa paralajmërim. Mirpo unë u gëzova shumë që mu dha rasti që në kontaktin e parë me familjen Lushaj takohem edhe me motren e vogël të Zeqirit , me zonjën Xhbane dhe të shoqin Avniun. Motra Xhbane disa herë kishte shkrue komente te shkrimet tona ( të Zeqirit dhe të mijat ) në revisten tonë ZEMRASHQIPTARE.NET dhe bash kisha kurreshtjen ta njof edhe ate.
Ashtu si kujdeset kunata per kunatën edhe motra Xhbane e ndihmojë Sabrien ta pregadis darken dhe pastaj ajo me të shoqin iken per Tiranë. Pasi ata shkuen mora vesh se ajo dhe i shoqi na kishin ftue për të nesermen per drekë te ata në Tiranë.
Dita iku shpejt dhe erdhi mbramja, gjithçka ishte vetë merkullia. Bujarinë e nikoqires Sabrie nuk e kisha pa ndonjihere ma parë te ndonji zonjë. Edhe biseden me lezet ashtu si dikur që kan ba gjyshen e baballarët tanë nëpër Kullat e Malësisë së Gajkovës e gjeta te i Zoti i shpisë Zeqir Sadiku. Ishte vertetë fat i imi që mora atë rrugë nga Istogu deri te kjo familje.
Ndejtem gjatë me llafe e muhabete atë mbramje. Besa edhe teket e rakisë shprazeshin, mish të pjekun dhe gjithçka tjetër ishte plot tryeza.
Dikur vonë zonja e shtëpisë na mori dhe na tregojë dhomën ku do flijshim dhe na urojë natë të mirë.
Do shkojmë nesër per Tiranë na tha Ajo, andaj asht mirë me ba pak gjum.
Gjumi më doli rrethë orës 7 në mengjes. Kisha fjet si thotë fjala e popullit si i vdekun. Kur zbritem shkallët nga kati i dytë pash se tryeza ishte shtrue me ushqim per mengjes.
Nuk u permajta dhe i thash Sabries, po kur e pregadite tanë këta ushqim oj motër? Ti a nuk ke fjet fare a ? Ajo vetem buzëqeshi dhe tha, kam fjet , mos ke gajle, por kur kam musafir si juve me kënaqësi ngritem dhe baj gati tryezen. Zeqiri gjunte ndonji fjalë herë pas here, musafiri don dru oj grue i thoshte Sabries. Ajo e kundershtonte, jo jo nuk asht ashtu, musafiri don respekt thoshte Sabria dhe ashtu plot humor krijonte nji atmosferë të ngrohtë familjare.
Diku rreth orës 13.00 u nisem per Tiranë. Në familjen Toska u pritem mrekullishtë. Motra Xhbane kishte pregaditë nji drekë të begatë dhe të shijshme. Zeqiri e ngacmonte dhandrrin herë pas here , e thërriste Gjeneral dhe zoti Avni vetem buzëqeshej me kunatin . U njoftuem edhe me djemt e qiftit Toska si dhe nusen e tyne.
Pas dreke shkuem së pari me pa shtëpinë tjetër që Zeqir Lushaj kishte në Tiranë. Me neve erdhen edhe motra Xhbane dhe z. Avni.
Nga aty pastaj shkuem te varrezat ku pushonin eshnat e Nanës Shkurtë , nana e Zeqirit.
Pergjatë tanë ditës kado shkojshim Sabria mbante per dore Nushen, kujdesej per te si per motren e vetë. Ajo kishte njohuni se vetem gjysem viti ma parë Nusha ka pas nji operacion të rand në zemer dhe se asht dobtë me shendetin, andaj tan kohen e mbante per dore.
Në mbramje u këthyem në Shengjin ne shtëpinë e Zeqir e Sabrie Lushaj. Rrugës per në shtepi nga Tirana në Milot, Sabria me luti ta ndalë makinën dhe ajo doli e bleu pemë e perime , bleu shalqin , fiq , kumbulla, etj, na duhen me freskue gojën tha Ajo.
SHETITJE NË KALAN E ROZAFËS DHE NË SHIROKË
Ditën e tretë Zeqiri me tha, nese ke deshirë me vizitue ndonji vend tregom . Makinën e paske dhe skojmë ku të deshironi. Unë kisha nji problem , kisha Nushen e cila nuk kishte shumë mundësi per ecje andaj tue mendue se aty asht ma lehtë edhe per te, propozova Kalanë e Rozafës. U nisem dhe shkuem. Ishte vapë e madhe, Nusha u lodhë në ecje nga parkingu afër Kalasë dhe u ulë mbi nji gur afër murit të Kalas.
Sabria nuk e leshonte nda dora doren e sajë. U ulë pran Nushes. Ecni ju dy shkoni mbrenda na tha Sabria, neve do pushojmë pak dhe vijmë pastaj ngadalë. Mirpo as neve nuk ecem. U ndalem aty derisa Nusha gjeti pak forcë dhe ngadal tue u mbajtë per Sabrien hym mbrenda në Kala dhe e pershkuem gjithandej.
Nga aty shkuem në Shirokë. Kurr nuk kisha kjen aty, por me kapluen emocione kur kuptova ku jemi , mu kujtue Filip Shiroka, neper tru mu sollën vargjet SHKO DALLËNDYSHE. Mora tha mendja a mos Zeqiri qellimishtë zgjodhi Shirokën në vend të vetë Shkodrës pikrisht pse ato ditë unë kisha në botim librin e parë me poezi FLUTUROJË MBI PODGUR redaktimin e të cilës e kishte ba vetë Zeqiri ndersa miku im qe sapo kishte ik në amshim, lezhjani Daniel Gazulli kishte ba recensionin dhe vargjet e mia në atë libër i kishte krahasue me disa vjersha të Filip Shorokës. Fillova të mesohem me qiftin Lushaj, ata asgja nuk e banin spontanishtë as rastësishtë, ata ishin mrekullishtë të programuem dhe të koordinuem mes veti sinë pregaditje per pritjen per neve sa gjithçka ndodhte ndodhte mrekullishtë dhe na gëzonte shumë mue dhe Nushen.
Ndejtem 4 ditë e pesë netë në shtepinë e Zeqir e Sabrie Lushaj, diten kalojshim ne plazhin e mrekullueshem RANA E HEDHUN, ku zonjat tona zhyteshin në ujin e detit dhe notonin , ndersa unë e Zeqiri ecnim perbri Detit dhe banim llafe dhe tregonim njani tjetrit per jeten tonë, per familjet, per prindet , per Atdheun, per figurat tona të historisë kombëtare etj, etj , sa aspak nuk e hetojshim se kambët na zhyten ne ranën e imte e të valë të plazhit madhështor.
Mbramjeve derisa Sabria pregadiste darken unë e Zeqiri uleshim ne shkambat rreth SAHAT TRYEZES madhështore prej gurit masiv dhe shpraznim gota me raki , me venë e birra të ftohta . Me bani pershtypje TRYEZA e tillë, e ma shumë OXHAKU gjigant poashtu i gëdhendun nga guri masiv dhe në oxhak dy urëzat e metalta që kishte vite qe si kisha pa diku. Pas pesë ditve unë vendosa me ju lanë lamtumirën qiftit Lushaj me premtimin se do i vizitojmë së shpejti perseri.
Ikem per Istog dhe rrugës në bisedë me Nushen të dytë neve me nji mendje e thamë; kjo familje perjetësishtë do jetë si familje e vëllaut dhe motrës per neve.
Gjashtë vite radhazi pastaj kemi shkue per plazhë në Shengjin dhe pothue secilen ditë në mbramje kam shkue me Nushen te Zeqiri e Sabria.
Ajo shtëpi ishte si TEMPULL aty gjithmone miq e dashamirë shkojshin me kënaqësi. Mikpritja ishte e njejtë. Madhështinë e mikpritjes e bante e Zoja e shtëpisë Zonja Sabrie Lushaj.
KURR NUK MU KA SKUQ FTYRA SHKAKU I SABRIES, ME THA ZEQIRI
Me 11 korrik 2020 me shpresën se pandemia që sulmojë tanë nejrzimin do kalon unë dhe Nusha nga Norvegjia shkuem në vendlindje në Istog. Mirpo me 18 korrik Nusha u sëmue keq. Problem me zemer, diabeti dhe edhe virusi COVID 19. Me ndihmën e djalit tonë Petritit që erdh enkas per neve me na marr arritem me 26 korrik perseri në Norvegji.
Nuk paska qen fati të shkojmë e ta takojmë edhe njihere motren tone Sabrien. Ah sikur ta dijshim se korriku i verës 2019 dhe ato fotografime që i bam bashk pran ARIUT gjigand poashtu i gdhendun nga guri masiv në oborrin e qiftit Lushaj do jen të fundit per neve bashk, nuk paska qen e shkrueme thotë populli. Edhe unë po them se nuk paska qenë e shkrueme me e takue motrën tonë Sabrie ma kurr, nuk paska qenë e shkrueme që të shkojmë as në varrimin e sajë me ja dhanë pershendetjen e fundit. Vetem pak ditë pas këthimit tonë në Norvegji në shtatorin e vitit 2020 zemra e madhe , zemra bujare dhe e hareshme e motrës Sabrie Lushaj pushon së rrahuni. Ajo zemër e madhe u mposhtë nga smundja e shkurt dhe mizore , Sabria ndërrojë jetë.
Lajmin e hidhun e mesova nga vetë Zeqiri i cili me dergojë mesazh në VIBER . Isha tu shikue TV , ndersa Nusha ishte e shtrime e sëmuet në shtratin e sajë. Posa pash mesazhin dergue nga Zeqiri u shtanga . Harrova se Nusha asht e sëmuet dhe me lotë per faqe i thash, oj Nushë paska ndërrue jetë motra Sabrie ! Mos piskati ajo. Kurr per 40 vjet jetë bashkshortësi bashk nuk e kam pa Nushen të qajë ashtu.
Menjihere i telefonova Zeqirit, e ngushëllova dhe i kerkova falje pse asesi nuk mundem me marr pjesë në varrim.
Ditët kalonin dhe realiteti i hidhun asesi të na besohej mue e Nushes, i vetdishem se Zeqiri ka familje të madhe, ka miq e dashamirë kisha kujdes që mos të bahem i bezdisëshem , por megjithate nuk durohesha pa e telefonue sespe e dija se Ai ka humb njeriun ma të dashtun të jetës, ka humb bashkëshorten , miken dhe shtyllën e shtëpisë. Deshiroja ta ngushëllojë dhe ti ndihmojë sado pak me ja hjek merzinë.
Këtu do e pershkruej nji bisedë mes nesh.
A po merzitesh o kusheri i them unë?
Besa po , ndegjojë nji ofshamje të thellë permes telefonit dhe mu ba se po e shof Zeqirin tue nxjerr ofshamen nga thellësitë e shpirtit.
Ban gajret o burr se qebesa randë të ndeshkojë jeta i them unë.
Ah more kusherini im, 52 vjet e 4 ditë jetë i kam ba me te. Kurr nuk mu ka skuq fëtyra shkaku i Sabries. – me tha Zeqiri.
Pash se Zeqiri mezi fliste, merzitej shumë. Nuk e zgjata biseden, gjeta menyrën me e ndërpre dhe me premtimin se do ndegjohemi perseri i urova shendet. Mue më vershuen lotët , që se dija a ma shumë per motren Sabrie apo per mikun, kusherinin tim të mirë Zeqir Sadik Lushaj.
Motër Sabrie Lushaj pushofsh në paqe.
Zeqir i dashtun Zoti të lashtë shnosh dhe ta dhashte forcën me e perballue humbjen që pësove.
Nga Sarpsborg i Norvegjisë, Mars 2021
Bardh dhe Nushë Nengurra.