Më 8 Mars– Dita Ndërkombëtare e Grave, “Gazeta e Alpeve”– gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, ka vlerësuar e nderuar disa krijuese nga Shqipëria, Kosova, Mali iZi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dheMërgata Shqiptare, me Çmimin “Pena Alpine”, me motivacionin“Për kontributet shkrimore” në faqet e kësaj gazete, përgjatëkatër viteve të botimit të saj.
Migena ARLLATI– Gjakovë: Pedagoge në Gjakovë, Antare e Bordit Botues dhe Zv/kryeredaktore e “Gazeta e Alpeve” për Kosovën; gazetare në gazeta e televizione tëKosovës (1999-2010), “Qytetare Nderi e Elbasanit” (2015);autore e dhjetë librave me poezi, studime, kritika letrare, etj.; e vlerësuar me tituj e çmime ndërkombëtare, si “Lidere e Mijëvjeçarit të Ri” (2018); “”Ambasadore e Paqes” (2018), etj;autore me disa shkrime studimore e krijimtari letrare në “Gazetae Alpeve”, u nderua me Çmimin “Pena Alpine”.
Në kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipas rastit e bashkërendimeve, “Gazeta e Alpeve” do iudërgohet me “Posta Shqiptare” në adresat përkatëse ose do tëpriten evente të ndryshme në varësi me kushtet e krijuara ngamasat e lehtësirat e situatës Kovidiane.
“GAZETA E ALPEVE”
Tiranë, 8 mars 2021