Në Ditën e 7 Marsit, “Gazeta e Alpeve”– gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, ka vlerësuar e nderuar mësues dhe ish-mësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mërgata Shqiptare, me Çmimin “Pena Alpine” me motivacionin “Për kontributet shkrimore” në faqet e kësaj gazete, përgjatë katër viteve të botimit të saj.
Ali DACI – publicist, analist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, nga Rrozhaja në Malin e Zi; Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Mali i Zi e Sanxhak; Drejtor i Manifestimit Tradicional Kulturor PanShqiptar “Ora e Maleve” (XII) në Rrozhajë; Nënkryetar i Shoqatës Kombëtare “Kosova për Sanxhakun”; “Qytetar Nderi” i Pejës në Kosovë; nënkryetar i të pares parti shqiptare–LDSH në Malin e Zi; i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhrin “Naim Frashëri të Artë”; autor me libra poetik, studimor e publicistik dhe me disa shkrime studimore, letrare, esse, etj. në faqet e “Gazeta e Alpeve”, u nderua me Çmimin “Pena Alpine”.
Në kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipas rastit e bashkërendimeve, “Gazeta e Alpeve” do iudërgohet me “Posta Shqiptare” në adresat përkatëse ose do të priten evente të ndryshme në varësi me kushtet e krijuara nga masat e lehtësirat e situatës Kovidiane.
“GAZETA E ALPEVE”
Tiranë, 7 mars 2021