Ballina Aktualitet TË PËRKUSHTUAR NË SIGURIMIN EDHE TË LIBRAVE PËR SHKOLLAT E MESME

TË PËRKUSHTUAR NË SIGURIMIN EDHE TË LIBRAVE PËR SHKOLLAT E MESME

 

Nga Ragmi MUSTAFA – kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve

​Sot u takova me kryetaren e Komisionit për Arsim, znj.Flora Hida dhe drejtorin e shtëpisë së vetme botuese “Albas” nëLuginën e Preshevës, z. Qenan Hetemi për të përcaktuardinamikën e aplikimit për sigurimin e lejeve të përdorimit përtekstet mësimore në gjuhën shqipe nga Republika e Shqipërisë.

​Konstatuam se mekanizmi tashmë i vendosur, ështëudhërrëfyes për të vazhduar angazhimin në sigurimin e të gjithatekstet mësimore për gjitha nivelet.

​Gjatë muajit mars po përmbyllim aplikacionet për tekstet e shkollave fillore dhe në dy muajt në vijim përmbyllimaplikacionet për Gjuhën Shqipe, Matematikën, Biologjinë, Fizikën dhe Kiminë për vitin e I, II, III dhe të IV-të të gjimnazit.

​Besimplotë në realizimin e strategjisë 2020-2025 tëKëshillit Kombëtar Shqiptar mbetet bashkëkoordinimi nëngritjen e cilësisë së arsimit në shkollave shqipe.

​Arsimi edhe më tej mbetet jo vetëm prioritet porpërkushtimi për të realizuar të drejtën në arsim e mbrojtur ngainstrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

​Librat shkollorë po bëhen, duhet të ndërtojmë standardet e cilësisë së arsimit në Luginën e Preshevës.

Lugina e Preshevës, 4 mars 2021