Nga poeti Fran LLESHI i Mirditës

Tingujt prekin qiellin
Kur ti këngët nis,
Përcjell fllad Valbone
Cep më cep Shqipnisë.

Në skena e dasma
Ëmbël të rrjedh zani,
Me gas na i mbush zemrat
Fatmire Breçani.

Moj thëllezë Valbone
Me motive të rralla,
Kur ia merr ti këngës
N`Alpe ndal ujvara…

Shpirtin ju fal këngëve,
Fjalëve ju jep jetë,
Ritëm gjallërie
Si burimi vetë.

Bjeshkë e lartë krenohet,
Lumturon gjithë vendi,
Pranverë t`bleron shpirti,
Siç bleron Shkëlzeni
________
* Me këto vargje, me këtë poezi, u hap Koncerti Recital me rastin e 50-vjetorit të kangtares të mirënjohur, të kangtares kombëtare Fatmira Breçani – Mjeshtër e Madhe