Përfshirja e AAK-së në koalicionin qeveritar do të sigurontekuorumin e nevojshëm sa herë që nevojitet për vendime me rëndësi thelbësore për Kombin
Nga Harry BAJRAKTARI – Nderi i Kombit, Amerikë
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovëkonfirmuan suksesin vendimtar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Albin Kurti tani e ka rrugën e hapur për t’u bërë përsërikryeministër, kurse Presidentja-në-Detyrë Vjosa Osmanivendosi një rekord historik me më shumë se 300,000 vota.Urime për fituesit.
LVV do të ketë tani 58 ulëse në Kuvend dhe me pak votanga pakicat do të ketë një shumicë qeverisëse. Është një fitore e merituar.
Qeverinë e re presin sfida të forta e të menjëhershme, sidomos përballja me pandeminë, që do të kërkojë rigjallërimine kapaciteteve të shëndetësisë në vend, sigurimin e vaksinave, ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rrezikun e virusit etj.
Administrimi i shpresave të mëdha është i domosdoshëm.Populli pret shumë për ngritjen ekonomike dhe luftën ndajkorrupsionit, për një përmirësim të shërbimeve publike. Këto do të kërkojnë kohë.
Sfida të vështira e presin edhe në politikën e jashtme.Presioni nga SHBA dhe BE mund ta detyrojë Kosovën tërifillojë negocitat me Serbinë më shpejt sesa mendohet. Ende pa ardhur në pushtet, LVV dhe kryetari i saj po kritikohen për disadeklarata lidhur me Shqipërinë, Serbinë, etj.
Në këto rrethana, unë mendoj se Albin Kurtit i duhet jovetëm një shumicë e thjeshtë për të qeverisur, por edhe njëshumicë shqiptare për çështje të rëndësishme kombëtare.
Kjo do të realizohej duke shtuar në koalicion Aleancën përArdhmërinë e Kosovës.
Me 8 votat e AAK-së, Albin Kurti do të ketë gjithmonë tëgarantuar kuorumin e nevojshëm në parlament dhe mund tëmarrë vendime me rëndësi që kanë rëndësi jo vetëm përKosovën por edhe për çështje mbarëkombëtare.
LVV në shumë çështje themelore për Kombin dheqendrimet ndaj Serbisë përputhet me AAK-në. Të dy partitëkanë qenë në opozitë me koalicionin PDK-LDK dhe kanëkritikuar në vite dobësinë e Kosovës në negociatat me Serbinë.
Albin Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovësdhe nuk do ta ketë të vështirë të gjejë një shumicë votash për tëmiratuar qeverinë e re. Duke i shtuar kësaj shumice AAK-në, aido të sigurojë që të ketë alternativa e hapësirë për manovrim qëtë mos varet nga një grusht votash sa herë që ka vendimehistorike kombëtare që kërkojnë guxim.
New York, mars 2021