–Foto-rrëfimi i sotëm i Agron Shehaj–
30 vjet më parë, vetëm 13 vjeç, bashkë me prindërit, ishimndër të parët që mbërritëm me anije në Itali.
Në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë tëtjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.
Italia m’u bë Atdheu i dytë. Aty u rrita, u maturova, u shkollova e mësova shumë.
U riktheva në Shqipëri në vitin 2005, pa para, por me njëdashuri dhe dëshirë të zjarrtë për Shqipërinë. Dhe Shqipëria mëdha gjithçka që mund të më jepte. Më dha mundësinë, edhe psebashkë me të, erdhën edhe shumë vështirësi. Në Shqipëri gjetajo vetëm suksesin, po mbi të gjitha gjeta qëllimin dhepërmbushjen njerëzore. Gjeta edhe dashurinë e jetës dhe krijovafamiljen time.
Ndaj në këtë përvjetor të eksodit shqiptar drejt Italisë, unë u jam më shumë se kurrë mirënjohës Shqipërisë dhe Italisë e ndihem më shumë se kurrë në borxh me të dyja. Gjithë jetëntime do përpiqem t’u jap sa më shumë që të mundem! Veçanërisht Shqipërisë që ka më shumë nevojë se kurrë për tëgjithë bijtë e saj, kudo që janë.
Tiranë, 6 mars 2021