Gjermania dhe Suedia rishikuan vendimin e tyre për përdorimin e vaksinës AstraZeneca te personat mbi 65 vjeç.
Teksa deri më tani kjo vaksinë këshillohej të mos përdorej për moshat mbi 65 vjeç, tani kjo gjë ka ndryshuar.
Autoritetet shëndetësore suedeze dhe gjermane thanë se e morën këtë vendim bazuar në studimet e reja.
“Tre studime në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se vaksina AstraZeneca ka një efekt të mirë mbrojtës edhe për njerëzit mbi 80 vjeç dhe se ky efekt mbrojtës është i krahasueshëm me atë të vaksinave të tjera të miratuara”, thanë ekspertët shëndetësorë në Suedi.
Të njëjtën gjë kanë bërë më parë edhe Belgjika e Franca.