Ballina Aktualitet Kryebashkiakja e Parisit kundërshton izolimin: Mbyllja në fundjavë, çnjerëzore

Kryebashkiakja e Parisit kundërshton izolimin: Mbyllja në fundjavë, çnjerëzore

 

Kryebashkiakja e Parisit ka kundërshtuar ashpër sugjerimin për një mbyllje në fundjavë nga qeveria franceze. Sipas saj, shumica e qytetarëve jetojnë në apartamente të vogla dhe kanë “nevojë për horizont” prandaj ky propozim do të ishte çnjerëzor dhe aspak korrekt.

Edhe pse javë me parë zona të tjera të Francës u mbyllën gjatë fundjavës për shkak të rritjes së rasteve, gjithsesi Anne Hidalgo nuk i ka pranuar propozimet e bëra.

“Shumë banorë të Parisit jetojnë në apartamente të ngushta, pa ndonjë hapësirë ​​të jashtme, ndonjëherë edhe disa breza nën të njëjtën çati. Ne e dimë që këta banorë tashmë kanë paguar një çmim të rëndë për shkak të kësaj epidemie. Jashtë, ka më pak rrezik për të kapur Covid, veçanërisht nëse dikush mban një maskë dhe respekton masat e mbrojtjes”, tha kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo.

Një tjetër shqetësim i saj ishte edhe shëndeti mendor i studentëve, të cilët si pasojë e pandemisë po rëndohen psikologjikisht në mënyrë progresive. Për këtë arsye ajo propozoi hapjen e teatrove, muzeve dhe qendrave komunale, në mënyrë që studentët të kalonin kohë dhe të studionin jashtë shtëpisë.

Franca e ka nisur vaksinimin dhe sipas planit, hapja pritet të ndodhi në mënyrë graduale, por sipas një studimi, faqja e internetit të CovidTracker vlerëson se me shkallën aktuale të vaksinimeve, do të duhet deri më 23 korrik 2023 për të inokuluar të gjithë popullsinë franceze.