Nga Mustafa V. SPAHIU – Shkup
Milimetrat e hapave rrahur me kopan,
E plagësh t’panumërta mbi piramidë,
Vetullash i goditur me një qeramidhë;
Çdo ditë, o, çdo ditë fati prap’ nopran.
Kot në shpirtin tim si një kandil ndrit,
Përndizem e dënes zjarr’i çuditshëm;
Ballit m’gozhdon d’rrasa’dhimbshëm
E zdrugoj fatin yjëzor – ndoshta zdrit?
Nyjën kurrë s’do të mund ta zgjidhë,
Dhe ç’dobi ka nëse – Mustafa Spahiu?
Absurdi mizor gadi t’gjall’e kapërdiu-
Nëntë plagët me tunxhe do t’i lidhë!
Njerëzit sit në këtë botë të mallkuar
Nënshkruajnë – shkatërrim t’atdheut,
Ngulitur thellë tokës – zjarr t’Anteut,
Njëri tjetrin me vikama duk’e nëmtuar.
E rriskoj fatin me shpresa thjeshtërake,
Çdo gjë kjason – ilaçe kërkoj prore, si-
N’këto ditë t’çmendura kaq gjakdore;
Vrull’i fortë erërash bëhet heshtërake.
Po! Ylli i Fatit gjëkundi është flakëruar,
Mbjellur kokëthinjur në dritën e ftohtë!
Shartim’i bulëzave do verë të ngrohtë;
Oh! Unë diellin e shikoj – duke aguar…
E enjte, 25 shkurt 2021, në Dardaninë Ilire
_________
Vargu është i bardit kroat i shquar, Mirosllav Kërlezha (1893-1981).