Flasim çdo ditë për dieta dhe çdo ditë dalin metoda të reja dobësimi. Një nga më të famshmet, e ndjekur edhe nga persona publikë është dieta ketogjenike. Ideja që fshihet pas saj është e thjeshtë: Merr sasi të vogla karbohidratesh që trupi të ketë mjaftueshëm energji nga glukoza për të mbajtur veten. Kështu si burim energjie trupi do përdorë dhjamin që do kalojë në procesin e quajtur ketosis.
Kjo dietë e vendos trupin në pozitë perfekte për të shkrirë dhjamin dhe për të ndërtuar muskuj.
Varianti vegan i dietës sapo ka dalë dhe me siguri do i shtyjë shumë njerëz ta provojnë. Ajo ju lejon të konsumoni 3 vakte në ditë, plus ushqime në mes vaktesh, duke bërë të mundur që trupi të ketë marrë vlerat e duhura dhe niveli i sheqerit në gjak të jetë në rregull.
Dieta keto vegane u zhvillua nga Dr. Roberta Bartocci, e cila ka nxjerrë edhe një libër të detajuar për të. Ushqimet që përfshihen janë sigurisht me bazë bimore dhe janë lehtësisht të gjendshëme. Ndihmon me dhimbjet e muskujve dhe largon ujin që grumbullon trupi. Për të rezistuar në aplikimin e kësaj diete mos nguroni të eksperimentoni me shijet dhe ushqimet vegane. Ka pafund opsione, por disa prej tyre po ua paraqesim me foto më poshtë.