Thuajse 2500 gjuhë në mbarë botën rrezikojnë të zhduken, tha një funksionar turk i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO)
Në një intervistë ekskluzive me ‘Anadolu Agency’, Öcal Oğuz, president i Komisionit Kombëtar Turk për UNESCO-n, tha se në botë fliten rreth 7000 gjuhë.
“Nga këto, rreth 2500 gjuhë rrezikojnë të zhduken, pasi numri i atyre që i flasin është shumë i ulët. Për fat të keq, sipas statistikave dhe të dhënave, një nga këto gjuhë zhduket çdo 15 ditë” – tha Oğuz. “Rreziku dhe zhdukja e gjuhëve është rritur në dekadat e fundit për shkak të ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike në botë” – tha Oğuz.
Duke theksuar që gjuhët që fliten nga më pak se 10.000 persona përbëjnë pjesën më të madhe të atyre që rrezikojnë të zhduken, Oğuz tha se fakti që gjuhët e shumë komuniteteve që u përkasin familjes së gjuhës turke janë ndër ato që rrezikojnë të zhduken dhe kërkojnë vëmendje të veçantë.
Ai deklaroi se është e vështirë të gjesh folës për rreth 200 gjuhë dhe se më shumë se 250 gjuhë janë zhdukur që nga viti 1950. Oğuz shtoi se sipas UNESCO-s, një gjuhë duhet të flitet nga një minimum prej 10 mijë personash për të siguruar vazhdimësinë në brezat e ardhshëm.
Megjithatë nuk ka asnjë siguri për vazhdimësinë e një gjuhe te brezi pasardhës nëse gjuha flitet nga më pak se 100.000 persona. Oğuz deklaroi se sipas “UNESCO Atlas of the World’s Languages in Danger” (Atlasi i UNESCO-s për gjuhët e rrezikuara në botë), kërcënimi më kritik ishte për gjuhët që fliten nga më pak se 100.000 persona.
Oğuz theksoi se kultura ka rëndësi të madhe për njerëzimin, duke përsëritur një citim të Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi diversitetin kulturor. “Si burim shkëmbimi, inovacioni dhe kreativiteti, diversiteti kulturor është shumë i nevojshëm për njerëzimin po aq sa biodiversiteti për natyrën. Në këtë kuptim, është trashëgimi e përbashkët e njerëzimit dhe duhet të njihet dhe afirmohet për të mirën e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm “, thuhet në deklaratë.
Burimi: Daily Sabah