Sot trembëdhjetë vjet më parë Kosova shpalli pavarësinëe saj. Kjo ngjarje madhore në historinë e Kosovës dhe tëmbarë Kombit Shqiptar erdhi mbas një historie të gjatëtragjike nën sundimin e përgjakshëm Serb. Së paku ngaviti 1913, kohë kur Kosova ngeli jashtë kufijve politik tëShqipërisë, historia e saj filloi të shkruhej vetëm me gjak. Fillimisht në procesin e nacertanizimit të saj e më pas tëprocesit të Cubrilovit, Ivo Andricit, AleksandërRankovicit, Josip Broz Titos e më tutje të Slobodan Milloshevicit, Kosova kaloi nëpër kalvarin e nacionalistëve shovenë të Beogradit, të dhunshëm e brutalë, që aplikuan pa kurrfarë mëshire diskriminimin, shtypjen, represionin, krimin, genocidin e në mënyrë njëshekullore pastrimin etnik të saj.
Për një shekull populli i Kosovës u përzhit nga ferri Serb. Për një qind vjet rrjesht trualli i Kosovës u djerrua ngasatanaja e Beogradit. Për vite të tëra në malet e lëndinat e martires Dardani u mbollën me varre, varre dhe vetëmvarre. Për dhjetë dekada vatrat e Kosovës humbën burratpërreth, djepet zbrazën foshnjet e tyre, sofrat ngelënshterpë. Kjo masakër obskurantiste ndodhte në zemër tëEvropës së antikitetit të ndritur, humanizmit, iluminizmit, revolucionit industrial, demokracisë liberale dhepërparimit e prosperitetit të pandalshëm.
Askush, as nga Lindja dhe as nga Perëndimit nuk i dëgjoiklithmat e Kosovës, nuk i pau stërkalat e përgjakura të saj, nuk i ndjeu gulcimat e nëntokës varrosëse, nuk u trazuaqë në oborrin qëndror të Evropës së lulëzuar po kundërmonte një kufomë e gjallë. Tam-tamet e tamburet e Jugosllavisë së ‘bashkim vëllazërimit’ mbulonin klithmatshqiptare të Kosovës përgjatë shekullit të njëzetë. Propoganda e Jugosllavisë së Pangazhuar midis Lindjes e Perëndimit ngjante me dremisje midis Evropës së shqyernga Lufta e Ftohtë. Neutraliteti i Jugosllavisë Titistelakmohej nga palët si një zgjidhje ideale përmes dy anëvetë konfrontimit dypolar. Kosova ishte sakrifica e Luftës sëFtohtë, ishte urrejtja e ‘bashkim vëllazërimit’, ishteviktima e pangazhimit, ishte tragjedia e neutralitetit.
Nyja e Kosovës u zbërthye vetëm kur ra me ofshamëMuri i Berlinit, kur u shkërrmoq Perandoria e SovjetksitSajuz, kur Perdja e Hekurt nga Varshava në Beograd u ushqye nga vërshimi i popujve të shtypur nga diktaturat e brëndshme dhe nga ‘Sovraniteti i Kufizuar’ Rus, kurgllaznosti dhe perestrojka së bashku pollën doktrinën e Katovicës, kur qefini i ‘bashkim-vëllazërimit’ iJugosllavisë u shpërthiq me gjithë kundërmimin ndjella-vdekës që kutërboi mbarë Evropën. Kosova ishte e para që paralajmëroi shpërbërjen ogurzezë të Jugosllavisë, qëpak kush e dëgjoi. Kosova ishte e fundit që shpëtoi ngakjo rropamë fobishë shfarorësese, kur mbarë bota e kuptoi.
Pavarësia e Kosovës erdhi kur edhe të verbërit shikuan, edhe të shurdhërit dëgjuan, edhe panuhatësit e ndjenë erëne ndryshimit të madh. U desh përgjakja e sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, u nevojit hakërrimi mbi vojvodët e malazezët, u kërkua lugunija shtazarake milloshevicianembi popullin civil e të pambrojtur të Kosovës – që tëzgjohej ndërgjegja e qytetërimit botëror, të shkëlqenteiluminimi i liberal-demokracisë, të godiste forca e ndërhyrjes humanitare për ti thënë ‘boll’ makinerisëndjellakeqe të urrejtjes, frikës dhe armiqësisë. U deshringritja e vlerave botërore mbi pacavrat e mashtrimit e propogandës. U nevojit rilindja e parimeve e normave mëtë vyera të krijuara nga njerëzimi ndër shekuj e kaluar përtë ndërtuar shekujt që vijnë.
Foshnja Kosovë lindi në kapërcyejt e shekujve. Kosovandau te keqen e shekujve. Kosova lidhi të mirën e mileniumeve. Kosova i dha fund rendit të vjetër. Kosovau bë këmbana e rendit të ri. Edhe sot, mbas trembëdhjetëviteve pavarësi Kosova vijon të mbetet e tillë. Një vëndqë ndanë epokat. Një popull që lidhë kohërat. Një rast qëmbetet unik. Një model sesi nuk duhet sjellur me njëpopull. Një histori sesi duhet shpëtuar një popull. Njëshëmbull sesi mund të ndërtohet e ardhmja.
Për trembëdhjetë vjet Kosova ka ecur sa për një shekull. Ka lënë pas urrejtjen, frikën dhe armiqësinë. Ka ndërtuarpaqen, sigurinë dhe stabilitetin brënda saj dhe në Rajon. Ka ndërtuar shtetin e saj të pavarur, sovran me integritettë pacënuar territorial. Ka hedhur bazat e demokracisëliberale në themelet e shtetit të saj. Ka përvijuar ndarjen e balancimin e pushteteve. Ka avancuar në shtetin e sëdrejtës. Ka garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe tëpakicave. Ka ngritur sistemin e tregut të lirë. Ka përvijuarpërparimin në staturën e saj në familjen e subjekteve tësistemit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Asnjë histori shteti nuk ka përparuar kaq shpejtë sa rasti iKosovës. Asnjë model nuk ka qënë më i arrirë se Kosovanë bashkëpunimin midis faktorëve lokale dhe aleatëvendërkombëtarë si ShBA dhe BE. Asnjë projekt nuk ështëngjizur më mirë se në Kosovë nga Prishtina-Uashingtoni-Brukseli së bashku. Askund më shumë se në Kosovë nukështë parë më mirë pesha e unitetit politik Euro-Atlantik. Asnjëherë nuk ka ndritur më shumë se në Kosovëhumaniteti dhe solidariteti i botës së qytetëruar.
Për gjitha këto, asnjë popull nuk është më mirënjohës sesapopulli i Kosovës për ShBA dhe Evropën. Askush mëshumë sesa populli i Kosovës nuk është më besnik dhe mëi qëndrueshëm në miqësinë strategjike me ShBA dheEvropën. Asnjë vënd dhe asnjë popull nuk është i gatshëmderi në flijim për ruajtjen e përjetshme të miqësisë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ështëmënyra sesi u lind Kosova e lirë dhe e pavarur. Kjo ështëmënyra sesi ajo do jetojë përjetë.
E gezofsh pavarësinë e merituar Kosova jonë e shtrenjtë!