Nga Neki Lulaj
Edhe këtë vit nisi riti bash si vitin tjetër.
Pllakatat për votues qyteteve kanë vërshuar
Po i shëmtojnë muret, urat e rrugicën e vjetër.
Tribunat u mbushën me fjalën e premtuar.
Invalidët e luftës ende n`kasolle si nomadë
Po i ngrohin duart rreth zjarrit të gënjeshtrës.
Shikojnë të vrejtur në tokë dhe në qiell, lart
Zahalli, gurgule rrugëve të shurdhëruara pa njerëz.
Gënjeshtra është shëndrruar në kryefjalë
Metafora fyese në një fjalor tavoline
Askujt nuk i shkon mendja për borxhin e madh
Për të gjetur të pagjeturit në brigje.
Shtohen guhakët e premtimeve boshe
Zhduken si vesa në diell pas zgjedhjeve
Fjalët e tyre i mer era si gjethet në hone.
Shtrembërohën tërkuzë a si fijet e leqeve.