Sot ka ndrrue jetë një nga burrat e mirë të Malësisë së Gjakovës, ADEM RAM PONARI, i datëlindjes 11 shkurt 1930, njeri i luftës dhe i punës, njeri i kontributeve shoqërore e vlerave të larta njerëzore, vëllai i Rexhepit, Muhametit e Mehmetit, baba i Xhavitit, Arbenit, Agronit, Ilirit dhe Vjollcës, duke i lënë në pikëllim bashkëshorten, fëmijët, nipërit e mbesat dhe gjithë familjen e madhe e të mirënjohur PONARI, të afërmit, miqtë e të njohurit e tij.

VARRIMI do të jetë nesër, më datë 11 shkurt 2021, Ora 15.00, në lagjen PONARI në Dushaj-FIERZË.

I koftë i lehtë dheu i tokës së vet!