Fati tragjik që e percolli popullin tonë shekuj me radhë, presionet dhe digresionet e egra politike, përherë  mbetën të njoma tek brezi i ri. Brez ky, i cili rrembeu furishëm nga dora misionin e të parëve, duke i lartësuar idetë e tyre në tregime  të suksesshme.
Një nder ata që mbajti lart e më lartë këto ide ishte djali i ri nga Dukagjini, djali i vyer dhe i guximshëm, i ditur dhe i shquar, largëpamës dhe i zgjuar nga Lugu i Baranit, profesori Shkumbin Gashi.
Shkumbin Gashi rrjedhë prej një familje të madhe me tradita të pastra atdhetare nga Barani që jeton në Kapeshnicë të Pejës.
Shkumbin Gashi i rritur dhe edukuar në frymën shëndoshë kombëtare, në frymën e pastër rugoviane, si i ri ishte kyqyr në levizjen politike paqësore (LDK) për shtetformimin e Kosovës, i cili me vendosmëri dhe guxim, ndër vite kishte marrë mbi vete përgjegjësinë për t’i sherbyer  fatit të këtij populli dhe të këtij vendi të shenjtë.
Pra, Shkumbin Gashi rrugëtimin e tij politik në shërbim të poullit e nisi në moshë fare të re. Ishin edukata e shëndoshë, urtia dhe trimëria, sinqeriteti dhe çiltërsia, virtyte këto të trashëguara nga familja, të cilat optikës së tij i jepnin gjithnjë vijë të drejtë në rrugëtimin politik.
Hapat e parë të udhëheqjes dhe përgjegjësive politike i bën si  Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, nëndega në Kapeshnicë, duke e dhënë shëmbullin më të mirë të një politikani të ri, por shumë të suksesshëm.
Në historinë e hapjes së proceseve demokratike, rrallë ndonjë partie politike i ështe dhënë mbështetje kaq e madhe dhe për një kohë kaq të gjatë. Në fakt, kësaj partie (LDK) nuk i është dhënë, këtë e ka fituar falë vizionit pragmatik, ideve të çarta politike të themeltarit dhe liderit historik, Ibrahim Rugova.
Njëri nga ata që trashëgoi dhe i frymëzuar nga  idetë e filozofisë politike rugoviane, është edhe Shkumbin Gashi, i cili i kultivoi dhe persosi me devotshmëri të rrallë duke u bërë ballë sfidave të kohës.
Shkumbin Gashi gjatë udhëheqjes politike çdo iniciativë të tij e shndërroi në pronë të përbashkët, duke u futur kështu me nder në emërtime të reja të cilat i lenin viteve dëshmi të suksesshme nga kontributi i tij i pashoq.
I tillë qendroi në postin e sekretarit të Forumit Rinor të LDK-së Dega në Pejë e më pastaj edhe kryetar i Forumit Rinor të LDK-së dega në Pejë.
Shkumbini me kohë e kuptoi se çdo lëvizje ka kohën e vet të artë. Se koha dhe historia nuk bëjnë asgjë po nuk i lëvizi dora e njeriut dhe kështu historinë, faktet, argumentet të cilat i kishte mësuar që nga ninullat vendosi t’i konkretizojë me deshmi studimi, ku dhe e vuri vetën para studimit të lëndës  Histori–Gjeografi, lëndë këto të cilat që në fëmijëri i mbante thellë në qelizat e trupit të tij ku dhe sot suksesshëm vazhdon masterin pranë U.P. “Hasan Prishtina”.
Të gjitha këto Shkumbini i dëshmoi fuqishëm me kontributin e tij nëntë vjeçar si mësimdhënës i dalluar pranë Shfmu “Tetë Marsi’’ në Pejë, me perpjekje për ta realizuar këtë mision fisnik, sa të rëndësishëm, po aq edhe human.
Krahas punës së rregullt si mësimdhënës, ai krijoi projekte të shumta me nxënës, të cilat çonin në kërkesa të reja drejt edukimit të brezit të ri në frymën e pastër kombëtare.
Të gjitha këto suksese Shkumbini i arriti me dashuri dhe përkushtim, me vullnet dhe pasion, me ecuri të kapshme metodike dhe didaktike të shkollës sonë bashkëkohore.
Kontributi i tij i madh në sfera të shumta intelektuale, Shkumbinin e orientonin në kryerjen e detyrave me përgjegjësi të lartë. Falë nivelit të lartë intelektual, këto detyra i sfidonte çdo herë pa ndonjë vështirësi të madhe.
Me një shkallë të lartë interesimi dhe përkushtimi, Shkumbini i rrekët punës në cilësi  duke u emëruar Nënkryetari i Komunës së Pejës për dy mandate, e me pastaj Këshilltar politik i zv./Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Shkumbini ishte deputet dhe anëtarë i  komisioneve parlamentare, në legjislacionin e VII-të, të Kuvendit të Republikes së Kosovës.
Rrjedhimisht, me qëndrueshmeri dhe përpikmëri vazhdon t’i kryejë të gjitha obligimet që i ka vendosur para vetës në dobi të vendit dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallime partiake, duke i falur kështu hapin e tij amanetit stergjyshëror, amanet ky i nisur në themele të forta.
Duke votuar numrin 32 në listën zgjedhore të partisë shtetformuese, ju do të votoni për zërin e juaj në Parlamentin e Republikës së Kosovës, i cili do të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve  pa dallime partiake apo ideologjike, fetare apo rajonale.
Kuvendit të Kosovës i duhen dija dhe guximi, sinqeriteti dhe përkushtimi i lartë njerëzorë siq është Shkumbin Gashi dhe shumë të tjerë që janë të zotët të përballen me sfidat e kohës nëpër të cilën po kalojmë si shtet dhe shoqëri njerëzore.
Sendërtimi i institucioneve kredibile shtetërore dhe barazia qytetare janë mision i deputetit me numër 32 në listën zgjedhore 132.
  03.02.2021