Ballina Bota SHBA, kontratë prej 231 milionë dollarësh për teste që kryen në shtëpi

SHBA, kontratë prej 231 milionë dollarësh për teste që kryen në shtëpi

 

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin Andy Slavitt thotë se qeveria ka lidhur një kontratë prej 231 milionë dollarësh për të rritur prodhimin e testeve për COVID-19-n që kryhen në shtëpi e të autorizuara kohët e fundit nga entet rregullatore amerikanë.

Për muaj me radhë, ekspertët e shëndetit publik kanë theksuar nevojën për teste të shpejta e të përhapura të cilat mund të kryen në shtëpi, në mënyrë që njerëzit të kontrollojnë veten e të shmangin kontaktet me të tjerët nëse janë të infektuar. Por shumica dërrmuese e testeve ende kërkojnë që kampioni nga hunda të merret me një tampon e të kryet nga një punonjës i shëndetësisë dhe më pas të përpunohet në laboratorë të teknologjisë së lartë.

Paketa e testeve prodhuar nga kompania australiane Ellume lejon që përdoruesit ta kryejnë vetë në shtëpi marrjen e kampionit nga hunda me anë të një tamponi si dhe të mësojnë në rreth 20 minuta nëse janë të infektuar ose jo. Ky është një nga tre testet që konsumatorët mund t’i përdorin vetë dhe i vetmi i disponueshëm pa një recetë nga mjeku.

Kompania Ellume tha të hënën se do të përdorte kontratën për të ndërtuar një fabrikë prodhimi në SHBA dhe për të shpërndarë 8.5 milionë teste për nevoja të agjencive federale.