Erdha me 31 janar 1991 emigrant Tokën e Premtuar, Vendin e Bekuar, ku njeriu i prekmundësitë, i mbrrinë lartësitë, jeton jetën i lirë e ilumtur, e ka Lirinë e Demokracinë si ajrin e diellin, plot dritë, krejt jetë.

Erdha nga Nokshiqi i Plavë-Gucisë dhe ngaMalësia e Gjakovës (Tropoja), nga këto dy vatrahistorike e flamurtare të Lirisë e të Demokracisë, tëpushkës e penës, të gjakut e mendjes, por Lirinë e Demokracinë e vërtetë e ndjejë në çdo hap e ditë tëjetës në Amerikë, kur isha në fillimet e mia në NewYorkun e Statujës së Lirisë dhe tani kur jam në Texasine Bushëve, në Amerikën e Madhështive të Kohës e Botës.

Më ka ndryshue jeta ngaËndrra Amerikane”, ngaToka Amerikane, nga Idealet e Lirisë së saj, nga frymae Demokracisë së saj, nga mirëqënia e madhështia e saj. Më ka ndryshue jeta mue e njerëzëve të mi, nëAmerikën e Madhe, në Familjen tonë të Madhe tëNokshiqve të Texasit, katër brezat tanë sotëm Amerikë, kemi bizneset tona, shtëpijat tona, jetëntonë të vërtetë, jetojmë jetën me ardhmëri të sigurtë.

Edhe këtu në Texas, në Dallas, kemi një komunitetshqiptarësh, kemi njëShqipëri të Vogël”, se Amerikaështë vendi ku shqiptarët e ndjejnë veten shqiptarë tëlirive, mundësive e lartësive; edhe ne emigrantëtshqiptarë e ndjejmë veten Qytetarë Amerikësnjësoj si amerikanët e Uashingtonit e Linkolnit, Willsonit, Klintonëve e Bushëve.

Në 30 vjetorin e ardhjes time në Shtetet e Bashkuara, unë dhe Familja ime, Vëllazëria imeNokshiqi në Texas, i shprehim mirënjohjen më tëmadhe Amerikës për të gjitha mundësitë e jashtëzakonshme që na i ka krijuar në jetën e sotme e ardhmërinë tonë, ku po e jetojmëËndrrënAmerikane”, ku po e përjetojmë madhështinëamerikane, ku kemi vlerësimin më të lartë përAmerikën. I mbetemi përjetë mirënjohës Amerikës!

Faleminderit Amerikë! Zoti e bekoftë Amerikën!

​​​​Zek NOKSHIQI

​​Fort Worth, Texas, SHBA, 31 janar 2021

  ·   ·