Gjermania ka vendosur që të ndalojë hyrjen e qytetarëve që vijnë nga vendet e prekura rëndë nga varianti i ri i COVID. Duke filluar nga dita e nesërme deri më 17 shkurt, Gjermania do të ndalojë udhëtimet me Britaninë e Madhe, Irlandën, Portugalinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut.
Masa do të jetë e vlefshme dhe do të prekë linjat ajrore, hekurudhat, autobusët dhe linjat e transportit të pasagjerëve. Përjashtime do të bëhen për gjermanët dhe të huajt që banojnë në Gjermani, për udhëtarët në tranzit dhe për lëvizjen e mallrave.