Kina ka administruar më shumë se 22.7 milion doza të vaksinave anti-Covid.
“Aktualisht, ne po kryejmë vaksinimin në vende të ndryshme për grupet kryesore me një rrezik relativisht të lartë të infeksionit,” tha Zeng Yixin, nënkryetar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, gjatë një konference shtypi. Këto grupe përfshijnë punëtorë në mbrojtjen e kufirit, kujdesin shëndetësor, transportin dhe shërbimin socialë, tha ai.
“Në përgjithësi, vaksinimi po ecën përpara në një mënyrë të qetë dhe të rregullt,” tha Zeng.
Kina synon të vaksinojë 50 milion njerëz me vaksinën e tij të Covid-19 para festimeve të Vitit të Ri Hënor, që mbahet në Shkurt.
Në botë janë administruar më shumë se 71.3 milionë doza
Më shumë se 71.3 milionë doza janë administruar në 57 shtete, sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg. Mesatarisht 3.57 milionë doza në ditë.
Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë filluar vaksinimin në 14 dhjetor, aktualisht kanë administruar 24.5 milionë doza. Në javën e fundit, mesatarisht janë administruar 1.27 milionë doza në ditë.
SHBA ka miratuar për përdorim vaksinat e Pfizer dhe Moderna. Deri më tani të paktën 3.68 milionë amerikanë kanë përfunduar regjimin e vaksinimit me dy doza.
Izraeli kryeson në botë për shkallën e vaksinimit. Ajo administron 44.7 doza për 100 banorë. 30 për qind e popullsisë së tij kanë marrë të paktën një dozë.
Bloomberg po ndjek zhvillimin e nëntë prej vaksinave më premtuese të globit. Një total prej shtatë vaksinash janë tani në dispozicion për përdorim publik, në sasi të kufizuara, në të paktën 57 shtete.
Shtetet kanë derdhur miliarda dollarë në zhvillimin e teknologjive të reja të vaksinave, duke i testuar ato në mijëra vullnetarë, duke rritur prodhimin dhe më pas duke i sjellë në treg në një kohë rekord.
Asnjë nga këto vaksina, më vete, nuk mjafton për të vaksinuar një popullsi globale prej rreth 7.8 miliardë njerëz. Por së bashku ato përfaqësojnë shansin më të mirë të njerëzimit për t’i dhënë fund një fatkeqësie që ka marrë më shumë se 2.1 milionë jetë dhe ka shkaktuar dëme ekonomike globale.
Burimi: CNN & Bloomberg