Nga Florim Zeqa

Në secilin vend të lirë dhe demokratik të botës, liria e shprehjes është e rregulluar me ligj, sikurse që janë të rregulluara me ligj edhe rastet e shpifjeve, akuzave dhe sharjeve ndaj personave zyrtar apo civil.
Në këto 13 vitet e fundit, të pas pavarësisë, aq shumë ka pas pohime, në të njejten kohë mohime të asaj çka është bërë dhe është thenë, saqë edhe kritikët me të medhenjë e kanë pasur të veshtirë për t’iu bërë analizë proceseve nëpër të cilat kemi kaluar për shkak të lojes së madhe me fjalë.
Loja me fjalë është më e theksuar gjatë fushatave zgjedhore, ku liderët partiak shpesh herë dalin jashtë realitetit, duke premtuar gjera të pa imagjinueshme, e krejtësisht të pa mundura të realizohen ndonjëherë. Ajo që e kanë realizuar, por që nuk kanë premtuar asnjëherë është pasurimi i tyre i shpejtë, ndoshta edhe përtej parashikimeve të tyre, ku nga hiqi u shndërruan në milionerë e multimilionerë.
Në vendin tonë, me një demokraci të brishtë (të pa konsoliduar), me një liri të pakufizuar të shprehjes, është duke ndodhur kombinimi më i keq mes lirisë së shprehjes dhe formave antidemokratike të veprimit! Kjo po vjen si rezultat i mungesës së ligjeve që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen nga shpifjet dhe fyerjet e ulëta denigruese.
Këtë zbrazëtirë ligjore janë duke e shfrytëzuar individ të papërgjegjshëm dhe grupe të caktuara, përmes rrjeteve sociale dhe portaleve të caktuara, duke e keq-interpretuar vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e kandidimit për deputet të personave të dënuar për vepra penale.
Paradoksalisht, mohuesit më të mëdhenjë të vendimeve të ligjshme të kushtetueses po na dalin pikërisht ata që po thirren më së shumti në ligjshmëri dhe ndryshime pozitive.
Nuk ka dhe nuk mund të ketë hipokrizi më të madhe sesa të thirresh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. ndërsa në anën tjetër të mbrosh të inkriminuarit në listat zgjedhore të partive politike.
Lojë e madhe me fjalë është berë pas shkuarjes në amshim të liderit të LDK-së, të presidentit historik Ibrahim Rugova, rreth përvetësimit të vazhdimësinë rugoviane, duke u thirrur në filozofinë e tij politike, në vlerat e tij humane siq ishin; toleranca e durimi, afrimi e jo përjashtimi, bashkëpunimi e jo ndarja, dialogu e jo konfrontimi, nga të cilat jo vetëm që nuk trashëguan asgjë, janë larguar aq shumë nga vizioni i tij, saqë më nuk i ngjajnë aspak asaj vazhdimësie.
Lojë të marrëzishme me fjalë dhe veprime plot hipokrizi po bëjnë edhe oponenta rugoviane, kundërshtarët më të mëdhenjë të filozofisë politike rugoviane, ata që deri dje u munduan ta hanë per së gjalli, tani janë bërë përulesit dhe lepirësit me të medhenjë të mermerit mbi varrin e tij.
Sa herë që vijnë përvjetorët e lindjes dhe vdekjes së presidentit historik, përpara më dalin fjalët e fqinjit tim të parë, në përvjetorin e parë të shkuarjes në amshim të Ibrahim Rugovës, po citoj; “Sikur të ish kanë adet me ia lanë pak jashtë “bilbilin” Rugovës, sa herë që ishin përulur ia kishin puthur nga pak”!