Sipas mjekësisë kineze çdo organ ka orën e tij biologjike, zgjimi në mes të natës shenjë e problemeve shëndetësore

 

Të zgjohesh në mes të natës nuk është shenjë e një problemi shëndetësor, por të zgjohesh disa netë rrjesht në të njëjtën orë, atëeherë po, ka diçka për t’u shqetësuar ! Mjekësia tradicionale kineze e ka quajtur si ora biologjike e organeve dhe secili prej tyre duket se lidhet me një orë të caktuar. Çdo aktivitet i organzimit rregullohet sipas një kohe optimale ! Për shembull mëlçia e ben punën më të madhe natën, kur pastron gjakun dhe mushkëritë nxjerrin toksinat, ndërkohë një organ tjetët mund ta ketë kulmin e aktivitetit gjatë ditës.
Arsyeja pse zgjoheni në mes të natës mund të jetë simptomë e një problemi shëndetësor ndaj mos i humbisni shenjat e mëposhtme.

Nëse zgjoheni midis orës 21:00 dhe 23:00

Gjatë kësaj kohe, enët e gjakut janë aktive. Kjo do të thotë se ju mund të keni ndonjë problem shëndetësor që lidhet me sistemin imunitar, tiroidet ose metabolizmi është duke ju mbajtur zgjuar. Stresi gjendjet e ankthit mund të shkaktojnë gjithashtu probleme me gjumin
Zgjoheni midis orës 11 të natës dhe 1:00 am (të mëngjesit)
Kjo është ora e tëmthit. Këtu shpërbëhen të gjitha yndyrnat që keni konsumuar gjatë ditës. Nëse ju del gjumi gjithnjë në këtë orë duhet të bëni disa ndryshime në dietën tuaj duke reduktuar yndyrën . Provoni t’i shtoni ditës suaj yndyrna të shëndetshme.

Ora 1:00 am-3 i mëngjesit

Gjatë kësaj kohe mëlçia ripëtërihet dhe zgjimi në këtë orë mund të thotë se melcia juaj është e mbingarkuar. dhe po punon shumë për të pastruar trupin nga helmet. Ndoshta keni nevojë për një detoksikim ose reduktoni sasinë e alkoolit që konsumoni.

Zgjimi midis orës 3 të mëngjesit dhe 5:00

Kjo është koha otpimale kur mushkëritë furnizojnë me oksigjen të gjithë organizmin. *Ndonëse në çdo sekondë të ditës qelizat marrin gjak të pasuruar me oksigjen, zgjimi në këtë kohë mund të jetë shenjë e një diete të pashëndetshme ose qe mushkerite tuaja furnizohen me ajer te ndotur.

Zgjimi midis orës 5 dhe 7

Kjo është koha kur sistemitretës pastrohet dhe në këtë orë mund të ndjeni lëvizje të zorrëve. Për të ndihmuar në këtë process duhet të pini shumë ujë./Living