“25 milionë përdorues janë bashkuar me aplikacionin Telegram në 72 orët e fundit. 38 për qind e tyre janë nga Azia, 27 për qind nga Evropa dhe 21 për qind nga Amerika Latine”, tha Durov, duke treguar se numri i përdoruesve vazhdon të rritet.
Themeluesi i aplikacioni për mesazhe Telegram, Pavel Durov, ka bërë të ditur se aplikacioni i tij ka arritur në mbi 500 milionë përdorues aktivë, duke regjistruar 25 milionë përdorues të ri në 72 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).Durov tha se numri i përdoruesve tejkaloi shifrën 500 milionë gjatë javës së parë të vitit të ri.”25 milionë përdorues janë bashkuar me aplikacionin Telegram në 72 orët e fundit. 38 për qind e tyre janë nga Azia, 27 për qind nga Evropa dhe 21 për qind nga Amerika Latine”, tha Durov, duke treguar se numri i përdoruesve vazhdon të rritet.Shërbimi i mesazheve WhatsApp javën e kaluar detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregullat e reja të privatësisë për ndarjen e të dhënave personale me kompaninë Facebook.Përdoruesit nuk do të mund të përdorin shërbimin e aplikacionit WhatsApp nëse nuk i pranojnë kushtet.