Real Madridi do të jetë pa lojtarët Dani Carvajal dhe Luka Jovic në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao.
“Los Blancos’ udhëtuan direkt në Malaga sepse nuk ia dolën të rikthehen në Madrid shkaku i motit të keq pas barazimit me Osasunan.
Dy lojtarët munguan në ndeshjen e fundit me Carvajal që ishte i suspenduar për një ndeshje dhe Jovic që është duke pasur probleme muskulore.
Sipas Marca, spanjolli ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes dhe së bashku me serbin do humbasin ndeshjen e radhës.
Ndërkohë, përballja zhvillohet me 14 janar dhe fituesi do kualifikohet në finale, ku do takohet me fituesin e takimit Barcelona – Real Sociedad.