Ballina Rajoni Negociatat Greqi-Turqi, vendoset vendi dhe data ku do të takohen palët

Negociatat Greqi-Turqi, vendoset vendi dhe data ku do të takohen palët

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka njoftuar pak më parë se takimi mes dy shteteve Turqi-Greqi do të zhvillohet në 25 janar.

Ky takim i cili është dhe “raundi 61” do të zhvillohet në Stamboll dhe do të nisë dhe një tur negociatash mes dy vendeve që përherë, por sidomos kohët e fundit kanë pasur problematika serioze deri në konfrintime fizike në detin Egje.

Sipas burimeve diplomatike, disa orë më parë pala turke kontaktoi palën greke dhe propozoi që raundi i 61-të i kontakteve kërkimore të zhvillohej në Stamboll më 25 janar 2021. Pala greke pranoi ftesën, shruajnë mediat fqinje.

Më herët, mediat turke raportuan se kreu i diplomacisë turke Mevlut Çaushoglu i bëri thirrje palës greke që të negocionin.

Madje, Çaushoglu kishte sugjeruar Tiranën si vendin ku mund të takoheshin me grekët nisur edhe nga sugjerimi i kryeministrit Rama.