Këngë të shumta të Dua Lipës kanë arritur të renditen nga revista, platforma muzikore dhe rrjete sociale në grupin e më të dëgjuarave të vitit, shkruan KultPlus.

Së fundmi, edhe një lajm tjetër i mirë erdhi për yllin kosovar.

Kënga e saj “Levitating” e cila është në bashkëpunim me DaBaby arriti të renditej në vendin e 10-të të Billboard Hot 100.

Lajmin e ka bërë të ditur Lipa duke e shpërndarë në rrjetet e saja sociale.

Kjo këngë është në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.