Leicester dhe Chelsea ndalen në barazime
Shpërthimi i një vatre virusi te Manchester City ka detyruar Federatën Angleze që të shtyjë sfidën përballë Evertonit të Carlo Ancelottit. Testet e fundit të kryera kanë parë një rritje të mëtejshme të rasteve pozitive me COVID midis radhëve të Citizens pasi rastet e komunikuara ditët e fundit ishin Ëalker dhe Gabriel Jesus, së bashku me dy anëtarë të stafit.
Qendra sportive e klubit është mbyllur për një periudhë të pacaktuar dhe data e stërvitjes së radhës së djemve të Guardiola është ende e pasigurt. Raportohet se tek Everton nuk kanë kundërshtuar këtë vendim për të patur përballë një skuadër të plotë dhe konkurrencë të denjë në garën futbollistike.
Në ndeshjet e tjera Leicester City nuk përfitoi nga ndalesa e Liverpool për t’u afruar me kreun. Në sfidën në fushën e Crystal Palace, Leictester barazoi 1-1. Miqtë humbën penallti në minutën e 19.
Edhe Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Aston Villa. Të besuarit e Lampard kanë vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit. Në pjesën e parë Giroud shënoi në minutën e 34. Pjesa e dytë solli dhe golin e barazimit për miqtë, pasi ishte El-Ghazi që baraspeshoi gjithçka.