Ballina Bota Indi, hapet linja e parë e metrosë pa shofer

Indi, hapet linja e parë e metrosë pa shofer

 

Në Indi është hapur linja e metrosë së parë autonome, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e linjës New Delhi Metroa Magenta me video-link ishte i pranishëm edhe kryeministri i këtij vendi, Narendra Modi.

“Hapja e metros së parë pa shofer tregon se sa India shpejtë avancon kur është fjala për sistemet e mençura”, tha Modi.

Kryeministri i Indisë rikujtoi se në vitin 2014 linjat e metrosë ekzistonin vetëm në pesë qytete ndërsa sot kanë shërbime në 18 qytete. Qëllimi është që deri në vitin 2025 të rrisë numrin e qyteteve me shërbimet e metrove në 25.