Gjigandi gjerman i prodhimit të automjeteve, BMW, synon që të rrisë numrin e makinave elektrike. Sipas shefit ekzekutiv të kompanisë, deri në vitin 2023 synohet që 20% e automjeve BMW të jenë elektrike.

Jemi duke rritur ndjeshëm numrin e automjeteve elektrike. Ndërmjet periudhës 2021 deri në 2023, do të ndërtojmë çerek milioni më shumë makina elektrike nga sa e kishim planifikuar fillimisht”, tha Oliver Zipse për të përditshmen gjermane Augsburger Allgemeine.

BMW synon që 1 në 5 makina që do të shesë të jetë elektrike, duke u përshtatur kështu me teknologjinë e së ardhmes në fushën e automjeteve.

Por shefi ekzekutiv bën thirrje që të zgjerohet akoma më shumë infrastruktura me aparaturat për karikimin e këtyre makinave.